Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fier–Levan, ku një furgon pasagjerësh është përmbysur.
Sipas burimeve nga policia, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.
Shoferi është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut në zonë.