Shqipëria shpall ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, Rama: Papa, mik i jashtëzakonshëm i Shqipërisë


Shqipëria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare në nderim të Papa Françeskut, i cili përcillet sot në banesën e fundit në Romë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale ku e cilëson Papa Françeskun si një figurë të jashtëzakonshme dhe një mik të veçantë të vendit tonë.

“Mirëmëngjes dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja,” shkruan Rama në Facebook.