Interi hap fals ndaj Romës, ndërlikon garën për titullin kampion


Interi ka pësuar një humbje surprizë në shtëpi ndaj Romës duke humbur një mundësi të artë për të marrë kreun e renditjes dhe duke ndërlikuar mjaft garën për titullin kampion.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Soule ndërsa verdhekuqtë e shohin veten në vendin e pestë, shumë pranë të katërtit që do u mundësonte pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, kampionati dhe Liga e Kampionëve janë dy trofetë ku zikaltërit janë ende në garë.