Kreu i opozitës Berisha tha mbrëmjen e sotme se në 100 ditët e para të qeverisjes çdp pensionist, çdo njeri me ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo student me bursë do i caktohet një minimum jetik prej 200 eurosh.
Gjatë prezantimit të kandidatëve të koalicionit opozitar për qarkun e Beratit, ai shtoi se në 100 ditët e para do vendoset rroga minimale 500 euro dhe ajo mesatare 1200 euro.
“Ju jap fjalën e nderit, çdo pensionisti dhe pensioniste, çdo të papuni, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo studenti me bursë se 100 ditët e para do të kenë minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo bursën 200 euro. Ndaj dhe ne i japim fjalën e nderit, çdo pensionisti dhe pensioniste, çdo të papuni, çdo njeriu në ndihmë ekonomike, çdo fëmije me një prind, çdo studenti me bursë se 100 ditët e para do të kenë minimumin jetik, apo pensionin minimal, apo bursën 200 euro. Se në 100 ditët e para në këtë vend, do të vendoset rroga minimale 500 euro dhe do të shkohet dhe rroga mesatare 1200 euro. Miq, çfarë po bëjmë ne me këto. Nuk po bëjmë asgjë tjetër, veç po kthejmë tek ju paratë që marrim nga ju. Ato janë taksat tuaja, janë mundi juaj, janë djersa juaj, janë kafshata juaj që e paguani në çdo gjë. Dhe çdo qeveri e përgjegjshme para jush, në Shqipëri apo në botë, ka detyrë që një pjesë të mirë të atyre që u merr të ua kthejë ju përsëri.” – tha Berisha.
Ai shtoi më tej se ndërsa vendet e rajonit kanë ecur përpara në të gjitha drejtimet, Shqipëria ka ngecur në vendnumëro për shkak të korrupsionit të Edi Ramës.
“Në 12 vite malazezët të cilët merrnin në vitin 2013, një pension prej 138 mijë lekë, ndërkohë kur pensioni mesatar në Shqipëri ishte 143 mijë lekë, sot marrin 450 mijë lekë pension. Po pse marrin ata kaq? Sepse qeveria e Malit të zi, e përgjegjshme para qytetarëve të saj, në çdo buxhet u jep përqindjen e duhur qytetarëve. Kosova një vend me një pavarësi pak vite më parë, para 3 muajsh Albin Kurti ndau 100 mln euro për pensionistët. 100 milionë dhe u tha se, çdo pensionistë do të ketë pension 20% më të lartë. Po kështu rrogat minimale. Në vitin 2013, Rumania që sot është anëtare e BE-së, edhe në atë kohë ishte, kishte një rrogë minimale 830 lej, afërsisht 164 euro. Sot sa e ka? E ka 3300 lej, e ka dy herë më të madhe se ne. Në vitin 2013 e kishim 220 euro rrogën minimale. Kjo qeveri vetëm këtë vit, vuri përpara taksat tuaja 8 miliardë euro. Dhe Edi Rama kishte përcaktuar dhe la gjithsej 16 mln euro për pensionistët. Kur ne i paraqitëm ligjin për minimumin jetik 200 euro, jo tha, kjo na çon në greminë. Po në çfarë gremine na çon ajo? A ka gjë më të pashpirtë se të lësh për 870 mijë qytetarë të tu, 16 mln euro? Merr fund kjo, e tha bukur qytetari, ata kanë vjedhur pensionet, kanë vjedhur miliarda nga pensionet tuaja dhe pastaj thonë se, po ti rrisim biem në greminë. Gremina i pret për atë që kanë bërë.” – shtoi Berisha.