Çfarë ndodh kur iu duket sikur nuk po mendoni për asgjë? Studimi i ri hedh dritë mbi “mendjen bosh”


E njihni ndjesinë kur mendja duket sikur është bosh? Një minutë ju po shijoni diçka dërsa pak çaste më pas duker sikur mendimet t’iu jenë larguar nga koka. Një studim i ri po ndihmon në zbulimin e asaj që në të vërtetë po ndodh brenda trurit tonë kur kjo ndodh, duke përfshirë edhe pse disa prej nesh e përjetojnë atë shumë më shpesh se të tjerët, shkruan IFL.

“Ne u përpoqëm të kuptonim më mirë zbrazjen e mendjes duke analizuar 80 artikuj të rëndësishëm kërkimorë, duke përfshirë disa nga tonat, në të cilët ne regjistruam aktivitetin e trurit të pjesëmarrësve kur ata raportonin se ata nuk po mendonin për asgjë”, tha autorja e studimit Athena Demertzi në një deklaratë.

Demertzi dhe një ekip kolegësh me bazë në Francë, Australi dhe Belgjikë besonin se një hetim më i thellë në zbrazjen e mendjes mund të ndihmonte për t’iu përgjigjur disa pyetjeve intriguese rreth natyrës së vetëdijes. Jo të gjithë e përjetojnë zbrazjen e mendjes, kështu që ta kuptojmë më mirë atë, nga ana tjetër, mund të na ndihmojë të mësojmë më shumë rreth përvojës subjective.

Megjithatë, ashtu si disa njerëz nuk kanë monolog të brendshëm ose sy të mendjes, secili prej nesh do e përjetojë zbrazjen e mendjes në një mënyrë dhe në shkallë të ndryshme. Për shembull, njerëzit me ADHD raportuan se përjetonin boshllëqe mendore më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tyre neurotipikë.

Të dhënat treguan gjithashtu se kishte një ndryshim të qartë në atë që njerëzit e përshkruajnë si mendjen e tyre “bosh” kundrejt mendjes së tyre “që endet”. 

Bllokimi i mendjes u raportua më shpesh pas periudhave të përqendrimit të vazhdueshëm, si sezon provimesh, gjatë privimit të gjumit ose pas ushtrimeve intensive fizike. Ndërsa për shumë njerëz është pjesë përbërëse e funksionimit normal të trurit, ai shoqërohet gjithashtu me një sërë gjendjesh neurologjike dhe psikiatrike, duke përfshirë ankthin, lëndimet traumatike të trurit dhe sindromën Kleine-Levin, e cila shkakton episode në të cilat njerëzit mund të flenë deri në 20 orë në ditë.

Në fakt, provat nga elektroencefalografia (EEG) sugjerojnë se ndërsa personi mbetet zgjuar gjatë një mendjeje bosh, truri i tyre mund të jetë duke shkuar në atë që quhet një gjendje “gjumi lokal”. EEG-të treguan valë të ngadalta, të ngjashme me gjumin dhe kompleksitet të reduktuar të sinjalit, dhe kjo u shoqërua me një ritëm më të ngadaltë të zemrës dhe zvogëlimin e madhësisë së bebëzës – të gjitha shenjat dalluese të gjumit.