“Këtë herë do na japin brirët dibranët” – Xhelal Mziu ironizon Blendi Klosin


Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu, ka reaguar me ironi ndaj situatës politike në këtë zonë, duke shënjestruar kandidatin e Partisë Socialiste, Blendi Klosi. Në një postim në rrjetet sociale, Mziu ka përdorur një shprehje të njohur popullore të Dibrës për të komentuar zhvillimet e fundit në fushatën zgjedhore: “Çfarë s’thuhet në konak, e ruajnë si vath në vesh — e ta thonë fiks në ditën që duhet!”

Në këtë postim, ai ka shpërndarë gjithashtu një foto satirike, ku shfaqen kryeministri Edi Rama dhe Blendi Klosi, i cili kryeson listën e PS-së në Dibër, duke zhvilluar një bisedë ironike.