
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shprehur bindjen se fitorja e 11 Majit është shumë pranë, duke falënderuar qytetarët e Qarkut të Beratit dhe mbështetësit e tij për mbështetjen e dhënë.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohje për angazhimin e qytetarëve, ndërsa lavdëroi punën e jashtëzakonshme të deputetit të ardhshëm, Lefter Maliqi.
“Mirënjohje të thellë për mbështetjen e dhënë nga qytetarët e Qarkut të Beratit, me banim në Tirane, për të votuar Ilir Metaj si deputet.
Përshëndetjet më të përzemërta dhe falenderime për punën e jashtëzakonshme, anëtarëve dhe mbështetësve tanë në Qarkun e Beratit dhe deputetit tonë të ardhshëm, të palodhurit, Lefter Maliqi, për fitoren e “PD-ASHM” dhe largimin e Narkoqeverisjes. Shqipëria Madhështore është shumë pranë. Fitorja po troket fuqishëm.
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”