Ndërprerje të mëdha energjie godasin Spanjën, Portugalinë e pjesë të Francës, shkaku ende mister (çfarë dihet deri tani)


Një ndërprerje e rëndë energjie goditi Spanjën, Portugalinë dhe pjesë të Francës të hënën, duke bllokuar trenat, tramvajet, aeroportet dhe infrastrukturën tjetër jetike dhe duke shkaktuar ndërprerje të rëndësishme në Spanjë e Portugali. Autoritetet energjetike thanë se ndërprerja ndodhi pas një ndërprerjeje në rrjetin evropian.

Nuk ishte e qartë menjëherë se çfarë e shkaktoi ndërprerjen. António Leitao Amaro, ministri i Shtetit në Portugali, tha në radion kombëtare se nuk ka prova të një sulmi kibernetik.

E-Redes, furnizuesi kombëtar i energjisë i Portugalisë, tha se “ndërprerja ishte për shkak të një problemi në rrjetin evropian të energjisë elektrike”.

Autoritetet e energjisë thanë se po punonin shpejt për të rivendosur shërbimin ndërkohë që mbrëmja nuk ka rënë ende.

Nuk ka asnjë informacion përfundimtar se çfarë e shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike që ka prekur Spanjën, Portugalinë dhe pjesë të Francës, tha të hënën kryeministri spanjoll Pedro Sánchez.

Ai tha se zyrtarët po përpiqeshin të përcaktonin shkakun dhe nuk kishin përjashtuar ende asnjë teori, por ai i kërkoi publikut të shmangte spekulimet.

Energjia tashmë është rivendosur në pjesë të veriut dhe jugut, tha ai, duke shtuar se ndërprerja e energjisë nuk kanë çuar në ndonjë problem sigurie.

Sánchez u bëri thirrje njerëzve që të përdorin telefonat me “përgjegjësi”, që të bëjnë thirrje vetëm kur është e nevojshme dhe t’i mbajnë ato të shkurtra për të lehtësuar presionin mbi sistemin.

“Qeveria po punon dhe do vijojë të punojë për të mësuar shkakun e kësaj ndërprerjeje të energjisë elektrike. Tani për tani, prioriteti është të punohet për të rivendosur normalitetin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

“Tensioni është rikuperuar në nënstacione në disa zona të veriut, jugut dhe perëndimit të gadishullit,” tha kompania kombëtare e energjisë elektrike e Spanjës, Red Eléctrica, në X rreth orës 3:30 pasdite. Përfaqësuesit e saj nuk iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me shtrirjen e ndërprerjes apo ndonjë shkak të mundshëm.

Operatorët transit u përpoqën të menaxhonin pritshmëritë dhe të paralajmëronin njerëzit për ndërprerje. Renfe, kompania kombëtare hekurudhore e Spanjës, shkroi në një postim në X se “në orën 12:30, i gjithë rrjeti kombëtar i energjisë elektrike u ndërpre”, duke shtuar se trenat kishin ndaluar së funksionuari në të gjitha stacionet. Metroja në disa qytete, duke përfshirë Valencian dhe Madridin, gjithashtu u ndërprenë.

EasyJet, linja ajrore, u tha pasagjerëve se “aeroportet spanjolle aktualisht po përjetojnë ndërprerje të vijueshme të energjisë që prekin sistemet e shumta thelbësore dhe infrastrukturën e aeroportit”. Linja ajrore tha se priste vonesa dhe i përshkroi ndërprerjet si “të jashtëzakonshme dhe jashtë kontrollit tonë”.

Në Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, njerëzit filluan të garojnë drejt dyqaneve ushqimore për të blerë ujë dhe ushqimet bazë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e NY Times

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani