107 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga Policia Rrugore e Dibrës.
Ata janë kapur pas mbikëqyrjeve me dron të rrugëve të qarkut,. Gjobat ndaj tyre variojnë nga 2 mijë në 3 mijë lekë të reja/
“Gjatë javës që lamë pas shërbimet Policisë Rrugore të DVP Dibër kanë intensifikuar monitorimet me dron të akseve rrugore të qarkut me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kryesisht të atyre që kryejnë parakalime të gabuara, rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i monitorimit me dron janë evidentuar 107 parakalime të gabuara dhe janë ndëshkuar me masë administrative nga 2000 deri në 3000 lekë të rinj”, thuhet në njoftimin e policisë.