Spanja dhe Portugalia përfshihen nga ndërprerje masive e energjisë, ndalojnë trenat dhe fluturimet


Rob Picheta, CNN

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka përfshirë pjesë të Spanjës dhe Portugalisë, duke nxjerrë jashtë funksionit semaforët dhe duke shkaktuar kaos në aeroporte, stacione trenash dhe në rrugë.

Operatori i rrjetit energjetik të Portugalisë, Redes Energéticas Nacionais (REN), njoftoi se furnizimi me energji u ndërpre në gjithë gadishullin Iberik dhe në disa zona të Francës, në orët e paradites të së hënës.

Ndërkohë, operatori spanjoll i rrjetit të energjisë, Red Electrica, deklaroi se po punon me kompanitë e energjisë për të rikthyer furnizimin, i cili deri në pasdite kishte filluar të rikuperohej në veri dhe jug të vendit.

“Shkaqet janë duke u analizuar dhe të gjitha burimet janë angazhuar për zgjidhjen e problemit,” tha kompania.

Ndërprerja shkaktoi probleme të mëdha me ekrane informative, ndriçim dhe priza elektrike në të gjithë rajonin.

Policia portugeze u kërkoi qytetarëve të shmangnin udhëtimet e panevojshme, duke paralajmëruar për rrezikun e mosfunksionimit të semaforëve.

Ulni shpejtësinë dhe tregoni kujdes të shtuar,” thuhej në mesazh. “Prioriteti është siguria: qetësia juaj shpëton jetë.”

Në Madrid, trafiku u bllokua në rrugë sapo semaforët dolën jashtë funksioni.

“Isha duke ngarë makinën dhe papritur nuk kishte më semaforë… Ishte si një xhungël,” i tha Luis Ibáñez Jiménez për CNN. “Pashë një autobus të madh që vinte dhe më duhej të shtoja shpejtësinë për të kaluar përpara tij.”

Edhe turneu i tenisit Madrid Open u ndërpre, me tifozët që u detyruan të largoheshin në errësirë.

Tennis fans at the Madrid Open filtered out in the dark. The day's matches were suspended.

Shkaku i ndërprerjes së befasishme të energjisë mbetet ende i paqartë, por ndikimi i saj ishte dramatik. Kryetari i Bashkisë së Madridit, José Luis Martinez Almeida, i kërkoi qytetarëve të kufizojnë lëvizjet dhe të telefonojnë shërbimet e emergjencës vetëm në raste urgjente.

 Ai gjithashtu bëri thirrje që të lirohen rrugët për ndërhyrjet emergjente.

Fluturimet në aeroportet kryesore të rajonit u vonuan ose u anuluan papritur, me udhëtarët që përpiqeshin të përshtateshin me situatën.

Një turiste britanike, Ellie Kenny, e cila ndodhej brenda aeroportit Humberto Delgado në Lisbonë, tha se qindra persona qëndronin në errësirë në radhë, pa ajër të kondicionuar apo ujë të rrjedhshëm. Ajo tha se dyqanet pranonin vetëm pagesa në para.

Sipas shërbimeve online të gjurmimit të fluturimeve, disa aeroporte pezulluan papritur nisjet pas mesditës.

Ndërkohë, operatori spanjoll i trenave Renfe njoftoi se trenat ishin ndalur dhe nisjet ishin anuluar. Pasagjerët në metrotë mbetën në errësirë nëpër tunele.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregonin vagonë të ndalur dhe stacione të metrosë në Madrid të mbyllura me shirita sigurie.