Kandidatja për deputete në Tiranë, Jorida Tabaku, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku ka kritikuar propozimet e PS për paqen fiskale, duke theksuar se çdo taksë do të vendoset përmes negociatave mes shtetit dhe biznesit.
Sipas Tabakut, PD ka një parim të thjeshtë, atë të një kodi fiskal të drejtë dhe të barabartë për të gjithë, pa pasur nevojë për negociata me shtetin.
Ajo theksoi se ky sistem do të vlerësojë punën dhe do të sjellë një ekonomi më të drejtë për qytetarët.
Fjala e plotë
“Mirmëngjes, e nisim ditën herët sot duke shkuar në fshatrat e Tiranës. Për tu përgjigjur edhe disa pyetjeve që kishin lidhje me paqen fiskale.
Tani nuk ka gënjeshtër më të madhe në 12 vjet të PS se sa taksat, po nuk ka barrë më të madhe tek qytetarët se taksa. Çfarë propozojnë socialistët për paqen fiskale, u thonë bisneseve “hajde këtu tk mua dhe çdo herë tatimi do vendoset si një marrëveshje nëpërmjet shtetit dhe biznesit”, negociatë pra çdo taksëdo jetë një ligj special. Çdo biznes duhet të shkojë tek shteti për të përcaktuar tatimin.
Ndërkohë që PD ka vetëm një parim të thjeshtë, kodi fiskal.
I njejtë për të gjithë pa pas asnjë kontakt me shtetin, pa pasur nevojë fare të negociosh asgjë. Puno, paguaj një taksë të drejtë. Kjo i mungon sot ekonomisë shqiptare.
Këtë sistem duhet të rikthejmë, një sistem që vlerëson punën dhe një sistem të drejtë për të gjithë. Nuk ka pse të jetë taksa pjese e pazareve siç është bërë çdo gjë tjetërnë ekonominë shqiptare”