Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me qytetarë dhe mbështetës në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku theksoi se prioriteti kryesor i PD-së është fuqizimi i prodhimit vendas “Made in Albania”.
I shoqëruar nga kandidati për kryetar bashkie, Pelivan Bufi, Bardhi u ndal te problemet më të mprehta që përjeton zona, si papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë.
Ai shtoi se në qendër të vëmendjes së programit janë investimet në infrastrukturën rurale për të lehtësuar prodhimin dhe transportin e produkteve bujqësore, si dhe nxitja e punësimit dhe qëndrimit të të rinjve në vend.
“Made in Albania”, prioritet madhor. U takova me kënaqësi me demokratë dhe qytetarë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, së bashku me kandidatin Pelivan Bufi.
Problemet kryesore të zonës janë papunësia dhe mungesa e mbështetjes për bujqësinë. Programi i PD ka zgjidhje shumë të mira dhe shumë të shpejta për të ulur papunësinë dhe për të rritur prodhimin “Made in Albania”.
Subvencionet dhe lehtësitë tatimore do të jenë ndër aktet e para të qeverisë së PD. Infrastruktura në fshat për të lehtësuar prodhimin dhe transportin e produkteve zë vend kryesor në program.
Për PD, fermeri është investitori ynë strategjik dhe në do të bëjmë gjithçka për të fuqizuar njerëzit punëtorë, për të kthyer të rinjtë në atdhe, për të hapur vende pune dhe oer të rritur të ardhurat! Vota juaj bën ndryshimin në 11 Maj!”, shton ai.