Berisha nga samiti i PPE-së: U paraqita gjendjen e Shqipërisë nën narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë


Kreu i PD-së Berisha th nga Valencia ku po merr pjesë në samitin e Partive Popullore Evropiane se opozita është në ofensivë të plotë dhe se u ka paraqitur aleatëve evropianë gjendjen e Shqipërisë  nën narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Evropës.

Sipas kreut të opozitës, tashmë të gjitha kancelaritë e rëndësishme të Evropës dhe Uashingtoni i kanë sytë nga Shqipëria.

“Përveç fjalimit që mbajtët në Samitin e PPE, ku ka qenë fokusi edhe në takimet informale dhe çfarë arrin PD, me këtë fjalim ditën e sotme, një fjalim i fortë i mbajtur nga ana juaj. Fjala në një audiencë prej mbi 2000 dinjitarësh, zyrtarë të niveleve më të larta dhe udhëheqësish të partive politike të qendrës së djathtë këtu, ka një rëndësi, mendoj unë, shumë te veçantë për paraqitjen e situatës në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, siç është Shqipëria. Argumentet që unë paraqita, faktet u pritën siç e patë ju, me ovacione dhe me interes të veçantë. Me dhjetëra, dhjetëra miq të njohur, por dhe personalitete të panjohura më përgëzuan për parashtrimin që i bëra situatës dhe natyrisht garancisë që paraqita se, forca politike që përmbysi diktaturën më staliniste të Europë, do të përmbysë dhe narkodiktaturën e parë dhe të vetme në Europë, me ndihmën e Partisë Popullore Europiane.” – tha Berisha.

Kryedemokrati shtoi më tej se pas 11 majit, qeveria e re do jetë okomotia e zhvillimit të vendit dhe e integrimit të tij në BEndërsa nënvizoi se mori mbështetje të fuqishme nga partitë simotra.

“Edhe për procesin elektoral dhe për zhvillimet e mbas procesit elektoral, mbasi opozita në qeveri pas 11 majit, do të jetë lokomotivë kryesore e integrimit të vendit për në BE. Dhashë garanci të plota se Partia Demokratike dhe forcat opozitare kanë qëllim kryesor të zëvendësojnë, narkoshtetin me shtetin e të drejtës, ekonominë e drogës me ekonominë e lirë të tregut dhe funksionale dhe të plotësojnë të gjitha kushtet, kriteret sociale të domosdoshmë që Shqipëria të progresojë drejt BE-së.  Me këtë takim mendoj se, u arrit një nivel i ri mbështetje dhe mbështetje e fuqishme, sensibizilimi për situatën në Shqipëri dhe për të gjithë popullin opozitar. Me këtë takim, gjithashtu ju bë autopsia publike e narkoshtetit të Edi Ramës. Kështu që e quaj një fat që rastisi pikërisht në këtë periudhë ky kongres më i madhi që zhvillohet në Europë dhe kam besim se ishte një kontribut real në fitoren e opozitës. PD tashmë i ka rregulluar rrugët e komunikimit me Partitë Popullore Europiane dhe partitë që aderojnë aty, sa i takon dhe informacioneve që ju kanë shkuar gjatë këtyre viteve, pasi dhe më herët keni denoncuar se, jashtë Shqipërisë, ndërkombëtarët keqinformohen nga Edi Rama.” – shtoi Berisha.