Kandidati i PS për Vlorën, Klevis Kaso: Të punojmë sëbashku për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit


Kandidati i Partisë Socialiste për Vlorën, Klevis Kaso, u është drejtuar me një video-mesazh banorëve të qytetit duke kërkuar prej tyre mbështetjen dhe votën në zgjedhjet e 11 majit.

Kaso zotohet se do mbështetë çdo qytetar dhe do punojë për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit të Vlorës, duke premtuar që të jetë një zë komunikimi dhe urangritës.

“Sot kërkoj me shumë përulësi mbështetjen tuaj dhe duke më njohur mua jeni të bindur se unë do të mbështes shumë emër më shumë secilin prej jush për ta bërë Vlorën më të mirë.

Jam i privilegjuar që në këto zgjedhje kërkoj votën tuaj sepse duhet të jemi krenar për gjithë punët që janë bërë në këtë qytet.

Kushdo mund të pyesë pse mua? Sepse unë vij nga sfera e biznesit dhe njoh sfidat e përgjegjësitë, nuk premtoj çudira, por premtoj të jem zëri i komunikimi të mirë dhe urangritës.”- shhprehet Kaso.