Gjermania drejt një kapitulli të ri diplomatik: Johan Wadephul pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme


Johan Wadephul, një nga zërat më me ndikim të politikës së jashtme të CDU-së dhe një njohës i afërt i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, pritet të emërohet Ministër i Jashtëm në qeverinë e re gjermane të drejtuar nga kancelari Friedrich Merz.

Ky zhvillim shënon jo vetëm një rikthim të konservatorëve në krye të diplomacisë gjermane pas më shumë se 60 vitesh, por edhe një moment me rëndësi për vendet e rajonit, përfshirë Shqipërinë. Wadephul është përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në proceset që lidhen me zgjerimin e Bashkimit Europian dhe ka mbështetur fuqishëm përparimin e Shqipërisë në këtë rrugë.

Në Shqipëri, ai ka zhvilluar ndër vite marrëdhënie të afërta me figura të politikës opozitare që janë angazhuar për reformat dhe integrimin, përfshirë deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane në Kuvend, Tabaku ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët gjermanë, duke ndërtuar ura të rëndësishme bashkëpunimi në funksion të reformave dhe perspektivës europiane të vendit.

Emërimi i Wadephul pritet të sjellë një dimension të ri në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, duke konsoliduar më tej mbështetjen për proceset demokratike dhe integruese në vend.