Rama në Roskovec: Piramidat e Sudes dhe Xhaferrit do të ishin përsëritur po të mos ishte votuar PS-ja në 2023


Gjatë një takimi elektoral me gratë në Roskovec, kryeministri Edi Rama deklaroi se vota për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2023 ka qenë vendimtare për të shmangur rikthimin e krizave të ngjashme me ato të skemave piramidale të viteve ’90.

“Ne trashëguam mbi 700 milionë euro borxh, por sot nuk kemi asnjë detyrim të papaguar ndaj kompanive dhe kemi ulur borxhin publik,” tha Rama. Ai paralajmëroi se situata mund të kishte degraduar në mënyrë të rrezikshme nëse nuk do të ishte marrë mbështetja e qytetarëve.

“25 për qind kredi të këqija është një dritë e kuqe alarmi. Piramidat e Sudes dhe Xhaferrit do të ishin përsëritur po të mos ishte votuar PS-ja në 2023.”

Në fjalën e tij, Rama nuk kurseu ironitë në adresë të opozitës, duke përmendur ish-kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe liderin historik Sali Berisha. 

“Luli thoshte 7×7 = 42, tani doli dhe bufi: 7×7 = 6 milionë,” u shpreh ai, duke iu referuar skandalit të lobimit në SHBA.

Kryeministri theksoi se qeveria aktuale e ka stabilizuar ekonominë dhe i ka dhënë fund praktikave të borxheve të pashlyera, duke e krahasuar situatën e tanishme me atë të trashëguar para disa vitesh.