Tentoi të grabiste me dhunë tre turistet italiane në Durrës, arrestohet 18-vjeçari


Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Provat”, duke arrestuar një 18-vjeçar të dyshuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë tentativën për grabitje me dhunë ndaj 3 shtetaseve të huaja.

Shtetasi D. A., banues në Durrës, u kap në flagrancë në lagjen nr.13 të qytetit, ku kishte tentuar t’u vidhte sendet personale tre turisteve italiane, në orët e para të mëngjesit. 

Hetimet e mëtejshme zbuluan se i riu është autor i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura më datë 27 dhe 28 prill 2025, ku në të dyja rastet kishte thyer xhamin e automjeteve për të vjedhur sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, u sekuestrua një sasi municioni luftarak si dhe sende të dyshuara të vjedhura.

Gjithashtu, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, është proceduar në gjendje të lirë një 36-vjeçar, E. D., banues gjithashtu në Durrës.

Njoftimi:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.

Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:

A., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.

Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.