Tiranë/ E përplasi teksa kalonte trafik-ndarësen, ndërron jetë 70-vjeçari


Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur rreth orës 02:25 të mëngjesit të sotëm në rrugën “29 Nëntori”.

Automjeti me drejtues shtetasin J. M., 35 vjeç, ka përplasur një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili po kalonte trafikndarësen. Si pasojë, këmbësori humbi jetën. 

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.