Nga samiti i Partive Popullore Evropiane ku merr pjesë, kreu i PD-së Berisha deklaroi se interesat e opozitës kanë sot si avokat SHBA-në, gjë që sipas tij ka tmerruar kryeministrin Rama.
Duke cekur çëështjen e kontratës së lobimit në SHBA, kryedemokrati tha se ajo ka shqetësuar Ramën e vasalët e tij, pasi tashmë opozita është në sulm total kundër narkoshtetit në Shqipëri.
“Sot opozita interesat dhe kauzat e saj, kanë për avokat, avokatin më të fuqishëm aktual të SHBA dhe kjo ka tmerruar Edi Ramën dhe vasalët, do të thosha, megafonët e tij, të cilët nuk dinë çfarë flasin për një kontratë, që synon jo vetëm mbështetjen e kauzave të sotme, por dhe të atyre të qeverisjes së PD dhe opozitës. Unë e kuptoj që kanë shumë të drejtë që janë shqetësuar. Shumë gjëra unë i kam thënë edhe gjatë fushatës, do të shohin keq ata që janë përpjekur të shkelmojnë vullnetin e shqiptarëve, votën e lirë të tyre. Ata të cilët kanë përdorur pushtetin për pasurim, etj. Pra, opozita është në sulm të plotë, total, frontal.” – tha ai nga Valencia.
Berisha tha gjithashtu se rikthimi i tij në samitin e PPE-së shënon rikthiin përfundimtar tijin në nivelet e larta të politikës evropiane.
“Tani rikthimi në PPE shënon rikthimin përfundimtar do të thosha, në kuptimin që para dy ditësh ju e patë që në Shqipëri erdhi delegacioni i fuqishëm i qendrën Ndërkombëtare Demokrate, me nënkryetarët e saj, me sekretarin ekzekutiv që i shprehën solidaritetin e plotë PD-së. Unë mendoj se, interesante. Ne themi aty nisi, aty mbaroi, tani duhet të themi aty mbaroi, aty nisi. Pra, unë në Spanjë kam marrë pjesë në kongresin e fundit të PPE-së, dhe koha e solli tani të rikthehem fuqishëm me një fillim tjetër në Partinë Popullore Europiane.” – theksoi Berisha.