Akuzuesja e Jeffrey Epstein, Virginia Giuffre u vetëvra gjatë fundjavës, duke e bërë atë personin e tretë që akuzoi miliarderin Epstein për abuzim seksuak, që vdes.
41-vjeçarja Giuffre vdiq në Neergabby, Australi, ku ajo kishte jetuar. Epstein vdiq nga vetëvrasja në vitin 2019 ndërsa ishte brenda një burgu të Nju Jorkut, pasi u akuzua federalisht për trafikim seksual.
“Me zemër krejtësisht të thyer njoftojmë se Virginia ndërroi jetë mbrëmë në fermën e saj në Australinë Perëndimore. Ajo humbi jetën nga vetëvrasja, pasi ishte viktimë e përjetshme e abuzimit seksual dhe trafikimit seksual”, tha familja e Giuffre për Fox News.

Majtas Princ Andrew, vëllai i Mbretit Charles të Anglisë, ngjitur Virginia Giuffre, në krah Gislaine Maxwell, djahtas Jeffrey Epstein
“Virginia ishte një luftëtare e ashpër në luftën kundër abuzimit seksual dhe trafikimit seksual. Ajo ishte drita që ngriti kaq shumë të mbijetuar. Pavarësisht nga të gjitha fatkeqësitë me të cila u përballë në jetën e saj, ajo shkëlqeu kaq shumë. Ajo do na mungojë pa masë.”
Giuffre është akuzuesja e tretë i Epstein që vdes që nga viti 2017.
Carolyn Andriano
Carolyn Andriano, e cila dëshmoi kundër Ghislaine Maxwell gjatë gjyqit të saj të trafikimit seksual, vdiq më 23 maj 2023 pas një mbidoze të drogës. Sipas Palm Beach Post, Andriano vdiq si rezultat i një mbidoze fentanilit, metadoni dhe alprazolami në një dhomë hoteli në West Palm Beach, Florida.
Në vitin 2021, ajo dëshmoi se kishte një varësi ndaj “pilulave kundër dhimbjes dhe kokainës”, të cilat i mori për të “bllokuar” abuzimin seksual të Epstein. Andriano tha se Epstein e kishte abuzuar me të në rezidencën e tij në Palm Beach duke filluar nga viti 2001, kur ajo ishte në moshën 14-vjeçare.
Departamenti i Policisë së West Palm Beach tha në atë kohë se mbidoza ishte aksidentale.
Leigh Skye Patrick
Leigh Skye Patrick vdiq në moshën 29-vjeçare pas një mbidoze droge në West Palm Beach, Florida në vitin 2017. Autoritetet thanë se Patrick u gjet brenda një dhome hoteli në West Palm Beach, duke shtuar se mbidoza ishte aksidentale. Kathryn Smerling, një psikologe dhe terapiste në New York City, tha për Fox News se lloji i abuzimit që viktimat e Epstein duhej të vuanin ishte “shumë i vështirë për t’u përpunuar në mënyrë traumatike”.
“Është stres post-traumatik dhe ju jeni duke u objektivizuar. Dhe objektivizimi është shumë traumatik sepse ndiheni sikur nuk vleni asgjë.”, tha ajo.
Smerling tha se është e zakonshme që individët që janë abuzuar seksualisht të përdorin abuzimin e substancave.
“Ndodh rëndom që të kërkohet një formë a mënyrë për të mpirë dhimbjen, qoftë heroinë, alkool ose ndonjë lloj droge tjetër, ose dëmtimin e vetes apo vuajtjen nga uria. Çdo një nga ato aspekte të përballimit të stresit traumatik është në mos i pashmangshëm, ka më shumë se gjasa të ndodhë, pa mbështetjen e duhur dhe strukturën e familjes”, tha Smerling.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Fox
Përgatiti për Hashtag.a, Klodian Manjani