Templates by BIGtheme NET

Author Archives: editorweb2

Protesta kundër dhunës ndaj të miturve zhvendoset te Ministria e Arsimit

Protesta kundër dhunës dhe ngacmimit seksual ndaj të miturve është zhvendosur nga Sheshi “Nënë Tereza” te Ministria e Arsimit. Me pankarta e thirrje “Ministria e Turpit” grupi i të rinjve është zhvendosur para godinës, aty ku shkruajnë parrulla me tekst: “Përdhunues” në muret rrethuese të ministrisë. Thirrje të ndryshme kanë shoqëruar protestën, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Ministres Besa ...

Lexo me teper »

Snapchat ndalon promovimin e faqes së Presidentit Trump

Snapchat thotë se ajo ka ndaluar promovimin e llogarisë së Presidentit Donald Trump. Si rezultat, ajo nuk do të shfaqet më në seksionin “Discover”. Firma tha se nuk do të amplifikonte zërat që nxisin dhunën racore dhe padrejtësinë “. Vendimi pason fjalët e Trump i cili tha se “qentë e mbrapshtë” dhe “armët e rënda” do të ishin përdorur për ...

Lexo me teper »

Mero Baze ironi me Bashën: I është ofruar gjithçka ka kërkuar por ai ka vetëm një kusht: Ambasadorja të mos i flasi Luli Basha

Botuesi i gazeta Tema, Mero Baze ka ironizuar kryetarin e opozitës Lulzim Basha pas deklaratës ku ambasadorja amerikane Yuri Kim i “la topin” në fushën e tij për të firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. “I është ofruar gjithçka ka kërkuar por ai ka vetëm një kusht: Ambasadorja të mos i flasi Luli Basha”-shkruan Baze. Postimi i Bazes në Twitter lidhet ...

Lexo me teper »

Rritja drastike e rasteve të reja, Maqedonia e Veriut rikthen masat kufizuese

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të diagnostikuara rishtazi me COVID-19, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të vendosë ndalesë të plotë të lëvizjes duke filluar nga mbrëmja e së enjtes deri në orët e para të ditës së hënë në disa komuna. Në konferencën e rregullt për media, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se Komisioni ...

Lexo me teper »

Protestat në SHBA, mbi 7000 të arrestuar në 43 shtete

Protestat që u nxitën nga vrasja e afrikano-amerikanit nga një oficer policie, hynë në ditën e tetë, duke krijuar trazira, dhunë dhe plaçkitje të dyqaneve në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Si pasojë e demonstratave, në Saint Louis humbi jetën edhe një polic, i cili u mundua të ndalë një grup vandalësh që po grabisnin dyqane. Përleshje me policinë pati ...

Lexo me teper »

I tregoi topin në fushë, Basha pas deklaratës së ambasadores Kim: Ka mbetur veç një çështje pa zgjidhur

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në daljen për shtyp nga selia blu pas deklaratës së Ambasadores amerikane Yuri Kim e cila “i kaloi topin” në fushën e tij për Reformën Zgjedhore deklaroi se ka progres për administrimin zgjedhor. Basha dha një deklaratë të shkurtër për shtypin, tha se ka progres për administrimin zgjedhor. “Është bërë progres drejt administrimit zgjedhor. ...

Lexo me teper »

Skënderbeu likujdon Partizanin

Skënderbeu ka arritur të fitojë ndaj Partizanit në transfertë me rezultatin 1-2. Kjo ishte sfida e fundit për ditën e sotme, një rikthim për Superligën pas bllokimit të sfidave nga koronavirusi. Golat për korçarët u shënuan nga Gripshi dhe Dita në pjesën e parë, ndërsa për “të kuqtë” ngushtoi rezultatin Ferati në minutën e 85 të takimit.

Lexo me teper »

Përfundon takimi në rezidencën amerikane, Yuri Kim: Mazhoranca lëshoi pe për zgjedhoren, topi është në fushën e Bashës

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, në deklaratën për mediat tha se është arritur një progres i jashtëzakonshëm nga diskutimet. Ajo theksoi se partia në pushtet lëshoi në diskutime, ndërsa hodhi “topin” në fushën e opozitës për të firmosur marrëveshjen. Sipas saj nga diskutimet janë adresuar rekomandimet e ODHIR por edhe më shumë ...

Lexo me teper »

AMT-ja mbledh firmat për rindërtimin e Teatrit në Vlorë, Budina: Nuk kemi synim të krijojmë parti, opozitarët të na bashkohen

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot u ndal në takimin me qytetarët në Vlorë në kuadër të mbledhjes së firmave për rindërtimin e godinës së shembur. Regjisori dhe aktori Edmond Budina tha se ata nuk synojnë të jenë një parti politike siç përpiqen ta paraqesin disa, por një lëvizje qytetare. Ai shton se me shembjen e Teatrit Kombëtar u shemb ...

Lexo me teper »

Makina përplas biçiklistin, dërgohet në spital 22-vjeçari

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një 22-vjeçar që qarkullonte me biçikletë. Aksidenti ndodhi në rrugën e Elbasanit. Nga përplasja është lënduar biçiklisti i cili është dërguar në spital. Njoftimi i plotë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 03.06.2020, rreth orës 19:34, në rrugën e “Elbasanit”, në kryqëzim me rrugën “Qamil Guranjaku”, mjeti me ...

Lexo me teper »