Templates by BIGtheme NET

Author Archives: Klodian Manjani

Meta dhe Berisha përshëndesin deklaratën e Partive shqiptare në Maqedoni

Kreu i Kuvendit, Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë përshëndetur deklaratën e përbashkët të Partive Politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Duke vlerësuar anagazhimin e tyre për të ndërtuar një platformë të përbashkët politike, Meta tha se kjo është në shërbim të zhvillimit dhe stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë. Kryeparlamentari mirëpriti dakordësinë dhe vendosmërinë e tyre për zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes ...

Lexo me teper »

Acari i merr jetën një të pastrehu në Durrës

Një i pastrehë është gjetur i vdekur ditën e sotme në Durrës. Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë shënuar kështu viktimën e parë në qytetin bregdetar. I ndjeri njihej në qytet si një endacak me emrin Beni dhe është gjetur nga qytetarët në lagjen 17, jashtë, i mbledhur nga i ftohti. Policia lokale nuk ka dhënë ende një njoftim ...

Lexo me teper »

Acari mbërthen Europën, kontinenti ngrin nga i ftohti (Fotot)

I ftohti ka mbërthyer gjithë vendet e Europës Lindore dhe asaj Perëndimore. Ngrica, dëbora, erërat e forta dhe temperaturat e ulta kanë përfshirë pjesën më të madhe të kontinentit me temperatura që shkojnë deri në -25 gradë Celsius. Fotot e mëposhtme tregojnë Turqinë, Bullgarinë, Rusinë e Gjermaninë që janë mbërthyer nga akulli dhe të ftohtët ekstrem.

Lexo me teper »

Zbatimi i Vetting-ut, pritet zbardhja e vendimit nga Kushtetuesja

Ligji i Vettingut, pritet të nisë nga zbatimi sapo Gjykata Kushtetuese të zbardhë vendimin e saj të 22 dhjetorit, që rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për shfuqizimin e ligjit, duke e shpallur atë në përputhje me Kushtetutën. Pritej që zbardhja e tij të bëhej në ditët e fundit të 2016-s, por më 28 dhjetor Kushtetuesja e shtyu me një javë ...

Lexo me teper »

Ishte dënuar me burg, kapet i kërkuari në Sarandë

Policia e Sarandës ka ndaluar të kërkuarin Arjan Xhemali, 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ishte dënuar me 1 vit e 1 muaj e 10 ditë burg, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Relacioni i prokurorisë për çështjen Nga hetimi i deritanishëm i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton se shtetasi Petrit ...

Lexo me teper »

Shëron apo mashtron? Mjekët shqiptarë denoncojnë kolegun grek

Poliklinika Gjermane në Tiranë po aplikon metodën me ultratinguj për të gjitha llojet e specialiteteve në ORL. Ndërhyrjet me këtë metodë po kryhen nga një mjek grek, Dr. Ioannis Soulis, i cili ka thënë në një intërvistë në të përditshmen MAPO se ‘teknika me ultratinguj përfaqëson kirurgjinë e së tashmes dhe së ardhmes në drejtim të zgjidhjes së problemeve në ...

Lexo me teper »