Templates by BIGtheme NET

Author Archives: Klodian Manjani

Debate Braçe-Berisha në Kuvend për 21 janarin, Rama mungon në seancë

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u fokusua te ngjarja e 21 janarit të vitit 2011. Nga njëra anë, “flamurin” e mbrojtjes së protestuesve e mbajti Erjon Braçe, ndërsa nga kampi i ish-qeverisë, foli vetë ish-Kryeministri i kohës, Sali Berisha. Në debate u përfshinë edhe deputetë të tjerë të mazhorancës dhe opozitës. Në seancën e sotme mungonte Kryeministri i vendit, Edi Rama. ...

Lexo me teper »

21 janari. Rama: Më quajnë tradhtar, por fajin e ka Drejtësia

Kryeministri Rama ka pritur sot në Kryeministri familjarët e viktimave të 21 janarit. Në fjalën e tij Rama ka akuzuar qeveritarët e atëhershëm, si dhe gjykatësit dhe prokurorët që nuk kanë vënë ende drejtësi për ngjarjen e rëndë. “Unë e di që më quajnë tradhtar të 21 janarit”, tha Kryeministri. “Çdo politikan që nuk sheh te familjarët e 21 janarit barrën për ...

Lexo me teper »

FMN: Qeveria nuk di akoma sa ente ka në varësi, nuk ka raporte financiare

“Sektori publik përfshin rreth 1,500 entitete (institucione dhe kompani), por numri i saktë i tyre  nuk dihet ende, pavarësisht përpjekjeve për të hartuar një listë të plotë  të subjekteve”, pohon Fondi Monetar Ndërkombëtar në ekzaminimin e fundit që i ka bërë rreziqeve fiskale në vendin tonë. Deri në mes të 2015 kishte rreth 385 etnitete publike në sektorin e qeverisë ...

Lexo me teper »

Kapet në Krujë banda e Hakajve, vranë komshiun për xhiron ditore të lokalit

Policia e Durrësit në bashkëpunim me efektivët e Komisariateve të Policisë Kamëz dhe Krujë, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së 45-vjeçarit Fatmir Pula në Krujë. Janë arrestuar 5 autorët e krimit dhe është bërë shpallja në kërkim e autorit tjetër. Në pranga janë vënë 32-vjeçari Admir Haka, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar ...

Lexo me teper »

Dy habitë e ambasadores holandeze për korrupsionin dhe një sugjerim për Qeverinë

Ambasadorja e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri, Dewi van de Weerd, sqaroi se azilkërkuesit nga Shqipëria nuk do të kenë asnjë mundësi sistemimi në Holandë. Në emisionin “Tonight Ilva Tare” ajo kërkoi që qeveria shqiptare jo vetëm të qartësojë shqiptarët se nuk mund të gjejnë strehë në vendet e Bashkimit Europian, por edhe të krijojë kushtet që ata të mos ...

Lexo me teper »

Paralajmërimi i pazakontë LSI-së për Ramën: Kujdes me FMN-në, mos harro ’97-ën

“Qeveria të ketë kujdes me FMN-në, se e provuam një herë vitin ‘97”. Paralajmërimi vjen nga LSI. Në një deklaratë për shtyp në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, sekretari i Përgjithshëm, Luan Rama kërkoi një vëmendje më të madhe ndaj raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe rekomandimeve të tij. “Raporti më i fundit i FMN kërkon maturi pasi, sa ...

Lexo me teper »

Kapen 18 milionë euro kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Bolzano

Mbi 93 kilogramë kokainë janë kapur sot në Itali nga Guardia di Finanzia, ndërsa janë arrestuar dy shqiptarët që e transportonin. Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar G.E., 36 vjeç dhe M.A., 42 vjeç. Droga u gjet në një automjet “Ford Kuga” në Brennero, pranë Bolzanos, në kufirin me Austrinë. Financierët dyshuan gjatë një kontrolli në kufi pasi konstatuan në ...

Lexo me teper »

Ledi Shamku bën një zbulim shkencor në prag të 21 janarit

Një status në profilin e Ledi Shamkut tregon se si më në fund është zgjidhur problemi madhor për të cilën deputeten socialiste nuk po e zinte gjumi për vite të tërë. Çështja e togfjalëshit si njësia bazë e ligjërimit. Çështja nuk është aq e thjeshtë. “E keshtu ka vite qe endem te kjo dilema ime e sintagmes. E besoj po ...

Lexo me teper »

Shqipëria në arbitrazh kundër Bechettit, 2 milionë euro për studion britanike

Arbitrazhi kundër Francesco Bechetit do t’i kushtojë shtetit shqiptar një milion e 950 mijë euro. Vendimi është marrë që në datën 9 dhjetor 2015, por është botuar vetëm dy ditë më parë në Fletoren Zyrtare, raporton Shqiptarja.com. “Studio ligjore ‘Wragge Lawrence Graham&Co LLP’ është përzgjedhur nga Avokatura e Shtetit përmes një procedure konkurrimi për të mbrojtur Shqipërinë në dy çështje ...

Lexo me teper »

Posta vs. Financat, pse dështoi e lotaria me kuponët tatimorë?

Ministria e Financave ka akuzuar Postën Shqiptare si institucioni që ka sjellë çrregullime në procesin e llotarisë së kuponëve, ndërsa kjo e fundit është përgjigjur se ajo ka përmbushur detyrimin dhe ka vënë në dispozicion informacionin e mbledhur në bazë të vetëdeklarimit. Po ku qëndron përgjegjësia për dështimin e procesit? Së pari, nga të dhënat e bëra publike në faqen elektronike ...

Lexo me teper »