Templates by BIGtheme NET

Author Archives: valmora gogo

Qeveria zhduk çdo gjurmë të kontratave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Çfarë po ndodh me APP-në?

Zhduken të gjitha gjurmët e të dhënave të kontratave që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka lidhur e realizuar, në sistemin e Prokurimeve Publike. Gazetarja Aranita Brahaj shkruan këtë mëngjes rreth veprimit të dyshimtë të qeverisë, që sipas saj bëhet vetëm për një qëllim: që media dhe opozita të mos kenë mundësi të llogarisin tenderat dhe kostot për kilometër. “Transparencë e ...

Lexo me teper »

Bllokohen 6.3 ton mish në Korçë, dyshohet të kenë hyrë kontrabandë

Bllokohen 6.3 ton mish në Korçë, tregëtohej në mungesë të higjienës dhe pa asnjë kontroll veterinar “Bllokohen në Korçë 6 ton e 323 kg mish të ngrirë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti si dhe subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit  dhe elementin e gjurmueshmërisë (faturën tatimore) ...

Lexo me teper »

Çelaj: Stimulimi i kumarit nga Rilindja me pasoja të mëdha sociale! Kush përfiton nga ulja e taksave për lojërat e fatit?!

Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend, Flamur Çelaj shkruan sot se stimulimi i kumarit nga Rilindja po sjell pasoja të mëdha sociale, duke pyetur me dyshim se kush përfiton nga ulja e taksave “Nëse buxheti i shtetit humbet prej uljes së taksave, atëhere kush përfiton? Shqiptarët e rënë në grackën e Vesit kurrësesi Jo dhe Jo, ata janë ...

Lexo me teper »

Mëkatet e ambasadorëve? Vasili u analizon hapat që i bënë fajtorë

Edhe pse pa i përmendur me emra, Petrit Vasili ka analizuar hapat që i shndërruan ambasadorët e huaj në Tiranë në bashkëfajëtorë të dështimit të reformës në drejtësi. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së thotë se ambasadorët shfaqën protagonizëm klientelist, duke heshtur kur duhej të flisnin, e duke folur kur ishte e panevojshme. “Për të shpëtuar qeverinë nga kriza politike”, ...

Lexo me teper »

“Do merrja 5 mijë euro, 1500 i mora”, autori i dyshuar i eksplozivit mbetet në burg

Autori i dyshuar i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e të riut dënuar për vrasje ka marrë masën e sigurisë ‘’arrest me burg” nga Gjykata e Tiranës. Vilson Brahaj ka pranuar para gjykatësit se për vendosjen e tritolit do merrte 5 mijë euro, 1500 prej të cilëve i kishte marrë, ndërsa nuk ka pranuar të japë emrin e porositësit. Për ...

Lexo me teper »

Farsa e Ramës me “Fundin e Marrëzisë” dhe disa konkluzione kompromentuese

Disa vite më parë kryeministri Edi Rama shpalli publikisht një operacion, të cilin e shiti si luftën që po u shpallte lojrave të fatit. Kazinotë dhe lotot jashtë qendrave të banuara dhe kontroll i rreptë i aktivitetit të tyre. Megjithëse pati zëra që u artikuluan edhe në medie se ky operacion ishte kamuflazhi për klientët e preferuar të lojrave të ...

Lexo me teper »

Shkëmbim studentësh në Itali, Universiteti Mesdhetar bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit

Studentët e Universitetetit Mesdhetar, tashmë mund të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në Itali.  UMSH nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me  Universitetin “Aldo Moro”, të Barit.  Sipas kësaj marrëveshjeje, dy universitetet do të inkurajojnë dhe nxisin kontaktet e drejtpërdrejta dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve  të personelit  akademik  të fakulteteve, departamenteve, institucioneve kërkimore dhe studentëve. Aplikimet për shkëmbimin e studentëve, nga ...

Lexo me teper »

Edhe Kryemadhi “JO” bashkëpunimit me Ramën: Kot lodhen me skenare kafenesh

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, publikon sot disa detaje, rreth skenareve e tentativave për bashkëpunim që po bën, sipas saj, maxhoranca. Kryemadhi flet për “kafene” dhe “fabrikime lajmesh për takime jo-institucionale me opozitën”. “Në princip ne nuk bashkëpunojmë me këtë mazhorancë moniste, aq më tepër jashtë tryezës politike pozitë-opozitë. E kanë kot që lodhen nëpër kafene, edhe më të kotë ...

Lexo me teper »

Ligji antimafia i opozitës/ Basha-Fushës: “Minat, kullave tuaja! Sekuestrim çdo cm²!”

Lulzim Basha, kreu i PD-së, ashtu siç dha sinjalet ditë më parë me një status në mbështetje të kryeministrit italian Salvini, sot ka artikuluar idenë e një ligji antimafia, duke paralajmëruar “Fusha” sh.p.k dhe çdo kompani tjetër që pretendon të gëzojë frutet e një ndërmarrje kriminale se do t’u sekuestrohet gjithçka. “Popullit i lind e drejta të rezistojë me të ...

Lexo me teper »

“Rama me teatrin në provën gjenerale për t’u vetëshpallur pasha i Shqipërisë. Këto nesër do t’i bëjë me pronat tuaja”

Në një takim me gazetarët, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaron se ajo që po bën kryeministri Edi Rama me Teatrin Kombëtar, është prova gjenerale. “Rama me teatrin në provën gjenerale për t’u vetëshpallur pasha i Shqipërisë”, theksoi Basha. Kryedemokrati paralajmëroi shqiptarët se të njëjtën gjë do të bëjë edhe me pronat e tyre. “Ju them kryetalebanëve dhe talebanëve të ...

Lexo me teper »