Vendosni fjalën kyçe....

Ballina

Miratohet në 7 minuta e 42 sekonda buxheti 2024, kaos, tymuese, zhurmë, Salianji mbi karrige, ç’ndodhi në parlament (Videot)

Buxheti për vitin 2024 është miratuar në vetëm 7 minuta e 42 sekonda seancë, mes kaosit, tymueseve e zhurmës në sallë. Ndërkohë që deputetët demokratë të grupeve Berisha-Bardhi mbanin tymuese në duar, kishin hedhur karriget në mes ta sallës e u binin tavolinave. Socialistët nga krahu tjetër, disa të ulur…

Sulme personale, shpërthime në skenë, mungon Trump, çfarë ndodhi në debatin e katërt presidencial mes republikanëve

Debati i katërt republikan në Alabama paraqiti vetëm katër kandidatë, me Donald Trump që i mungoi panelit. Debati mes Ron DeSantis, Nikki Haley, Chris Christie dhe Vivek Ramaswamy u ndoq gjerësisht ndërsa në të nuk munguan, fyerjet, shpërthimet dhe njëfarë ‘kujdesi’ kur bëhej fjalë për Trump, sado që kësaj radhe…

Si po tenton PS-ja të bllokojë opozitën për komisionet hetimore, çfarë përfshijnë propozimet e depozituara nga Felaj

Teksa ngritja e komisioneve hetimore parlamentare për të hetuar kryeministrin Rama janë kthyer në kalin e betejës së deputetëve demokratë të grupeve Berisha-Bardhi, të hënën, një deklaratë e kreut të grupit parlamentar demokrat ndaj nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj, riktheu vëmendjen te propozimi i  kësaj të fundit në emër të…

I dyshuar për atentatin ndaj Ilir Hidrit në Ekuador, arrestohet në Maqedoninë e Veriut shqiptari nga Kosova

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një person të shumëkërkuar nga Interpoli. Remzi Azemi nga  Kosova kërkohet nga drejtësia e Ekuadorit, pasi dyshohet për ekzekutimin e shqiptarit Ilir Hidri në vendin amerikanojugor, ngjarje e ndodhur në maj 2017 në Guayaquil. Sipas mediave ekuadoriane, jajnë gjetur prova të mjaftueshme që…