Shkarkohet nga detyra drejtori i Portit të Durrësit, Afrim Bakaj. Shkarkimi i tij ka ardhur me vendim të ministres së re të Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe vendin e Bakajt e ka zënë Genti Tare. Tare ka qenë më herët Konsull në Ambasadën Shqiptare në Stamboll. Balluku firmosi sot shkarkimin e…
Shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, i është nënshtruar sot seancës së vettingut në KPK. ë seancën e drejtuar nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari ka qenë i pranishëm edhe Teo Jacobs, në statusin e vëzhguesit të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit). Në seancën e vettinguit, vëzhguesi…
Një sasi prej rreth 1 ton drogë është kapur në Vlorë. Lënda narkotike, që kishte si destinacion Italinë është kapur në grykëderdhjen e lumit Vjosë nga “Delta Force”. Mësohet se mjeti lundrues ku u gjet droga ishte në ndjekje nga policia, por drejtuesit e tij kanë mundur t’i shpëtojnë ndjekjes…
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, është shkarkuar nga institucioni që drejton, raporton “News24”. Në vend të tij, pritet të emërohet ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, e cila u prek nga ndryshimet në qeveri të kryeministrit Rama fundvitin e shkuar. Shkarkimi i Afrim Qendros vjen pas largimit…
Studentët kanë vijuar edhe sot me protestën. Studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave kanë vijuar me bojkotimin e mësimit dhe janë të vendosur të të mos tërhiqen deri në plotësimin e të gjithave kërkesave. “Nuk është në favorin e askujt që të shtyhet ky bojkot pasi do të kishte probleme organizative…
Ish-drejtorë të rëndësishëm të Rilindjes, të larguar nga detyra me “dorëheqje” pas skandaleve të shpërthyera në strukturat që kanë drejtuar më parë, janë përfshirë në garën për Administrator të Autoriteteve Rajonale Shëndetësore. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave ka miratuar në Korrik 2018 ristrukturimin e institucioneve menaxheriale shëndetësore,…
Ditën e sotme, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, pedagogët u janë bashkuar studentëve në një grevë një-ditore. Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku, zbuloi dhe arsyet që i kanë çuar pedagogët të bëhen pjesë e kësaj proteste. Marku tha se krahas kërkesave të studentëve, edhe pedagogët kanë…
Shefi i ‘Judicial Watch’, William F. Marshall, ka deklaruar në një intervistë se Reforma në Drejtësi në Shqipëri, u bë për të hequr disa gjyqtarë që u cilësuan të korruptuar dhe që në fakt u zëvendësuan me njerëz të partisë në pushtet. Dhe pas gjithë kësaj qëndron George Soros.…
Policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që u mblodhën para parlamentit grek në kryeqytetin Athinë, për të kundërshtuar marrëveshjen e emrit me fqinjët e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga qeveritë respektive, Shkupi zyrtar e ratifikoi marrëveshjen në parlamentin e tij dhe është radha e…
Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi dhe ktheu në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge. Çështja penale u çel pas akuzave të “Dëshmitarit X” Albert…