Templates by BIGtheme NET

Ekspozim Lajme

Meta rikthen në Kuvend Ligjin për Teatrin: Trajtim preferencial, s’ka konkurrencë

Presidenti Meta ktheu për herë të dytë për rishqyrtim në Kuvend ligjin për teatrin. Ligji i amenduar sipas socialistëve, iu dërgua kreut të shtetit pasi ishte ndryshuar në një nga pikat, ajo e garës së hapur. Ndërkohë që në ligjij e kthyer fillimisht, Meta theksonte një sërë parregullsish, të cilat nuk kanë marrë zgjidhje dhe që janë theksuar edhe në ...

Lexo me teper »

“Si u rikthye në të njëjtën detyrë Sulejmani? U shkarkua si trafikant para 5 vitesh” – Strazimiri

Deputeti i Partisë Demokratike, Strazimiri, ka reaguar sot pas shkarkimit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani. Sipas tij, Sulejmani ka qenë i burgosur për trafik qeniesh njerëzore kur punonte si shef i komisariatit në Rinas në vitin 2003. Ndërsa ka qenë drejtor i Burgjeve edhe 5 vite më parë por është shkarkuar pasi është kapur nga ...

Lexo me teper »

AUDIOPËRGJIMI/ Si u zgjodh Osmani për çështjen e Xhafajt, Prela shmangu ligjin

Padyshim çështja e audiopërgjimit të Agron Xhafajt, ka trazuar politikën dhe median shqiptare prej disa muajsh tashmë. Por pavarësisht përmasave dhe rëndësisë së çështjes, mënyra se si është ngritur grupi i hetimit, lë për të dëshiruar. Fillimisht çështja u trajtua nga Prokuroria e Tiranës, për të kaluar më tej në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Deputeti i Partisë Demokatike mbrëmjen ...

Lexo me teper »

Shitja e ilaçeve pa recetë, gjobiten 56 farmaci në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë ka nisur kontrollin ndaj farmacive për sa i përket tregtimin e barnave pa recetë. Sipas Task Forcës të ngritur për këtë arsye, janë kontrolluar deri tani 115 farmaci dhe ndaj 56 prej tyre janë marrë masa për shkelje. Sipas Ministrisë, aksioni i nisur në Tiranë do vijojë në gjithë vendin, ku do vijojnë kontrollet ndaj farmacive që ...

Lexo me teper »

“Shqipëria vendi ku pastrohen paratë e krimit dhe drogës” – Tabaku publikon raportin

“Në Shqipëri po pastrohen paratë e krimit dhe të drogës.” – shkruan deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, që  i referohet raportit zyrtar të Indeksit të Baselit, që bëhet i dyti institucion, pas Departamentit Amerikan të Shtetit që ngre alarmin. Sipas Tabakut, që citon raportin, lojërat e fatit, hoteleria dhe pikat e këmbimit janë fushat kryesore ku ndodh pastrimi i parave ...

Lexo me teper »

“Miku i ngushtë dhe pjesë e shtabit elektoral të Taulant Ballës, kapet në Maqedoni për drogë” – Berisha

Një person që ka lidhje me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është arrestuar në Maqedoni për trafik droge. Denoncimi është bërë nga një qytetar dhe është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook. Sipas denoncuesit, Artur Balla, që ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulant Ballës në fushtatat e fundit është mes 4 të arrestuarve në ...

Lexo me teper »

Artan Hoxha është i bindur: “Në përgjimin e dytë të Alizotit është implikuar PD-ja”. Çfarë publikon

Artan Hoxha, këmbëngul në idenë e tij për të zhvlerësuar audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e  kaluar në emisionin “Repolitix”, publikoi një foto të Fredi Alizotit, që shfaqej nën shoqërinë e Sali Lushaj, i njohur si eksponent i afërt brenda Partisë Demokratike. Mirëpo Ylli Rakipi, gjithashtu i ftuar në ...

Lexo me teper »

Hedh pistoletën sapo sheh policinë por i del huq, kapet 37-vjeçari në Fier

Një 37-vjeçar është ndaluar në Fier pasi i është gjetur në banesë drogë, dokumente të falsifikuara, fishekë, sende që dyshohet se janë të vjedhura si dhe veglat që përdorte për të kryer vjedhjet.   Fillimisht Aleksandër Hoxhaj u ndalua gjatë një kontrolli në një lokal në Zhupan, pasi iu gjet me vete një armë zjarri. Por pas kontrollit në banesë ...

Lexo me teper »

Pesë grimasat e Lorenc Vangjelit para provave të Salianjit

Analisti Lorenc Vangjelit, mbrëmjen e kaluar i ka ndryshuar çast pas çasti shprehia e fytyrës, ndërsa shfaqej shumë i tensionuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut njësoj si një natë më parë. Deputeti Ervin Salianji  publikoi të tjera të dhëna mbrëmjen e kaluar mbi çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i njohur edhe me emrin ...

Lexo me teper »