Templates by BIGtheme NET

Ekspozim Lajme

Moti i keq, disa zona ende të bllokuara nga dëbora

Pavarësisht kthjellimeve të kohës ditën e djeshme, disa zona në veri dhe jug të vendit vijojnë të bllokuara nga dëbora. Mësohet se në qarkun e Shkodrës vijon që të jetë i izoluar Thethi, po ashtu edhe në Tropojë dhe Kukës janë disa fshatra që prej disa ditësh kanë shkëputur lidhjet me qytetin si pasojë e bllokimit të rrugëve nga dëbora. ...

Lexo me teper »

Komision Hetimor për Tahirin, merret sot vendimi në Kuvend

Rasti i ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, do të diskutohet sërish sot në Kuvend. Vetëm dy javë më parë, Partia Demokratike ka bërë kërkesën në këtë institucion, për të ngritur një Komision Hetimor për dosjen e Tahirit. PD i qëndron idesë se ish-ministri Tahiri po mbahet larg burgut me ndërhyrjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që po ashtu akuzon edhe ...

Lexo me teper »

U akuzua për plagjiaturë, por ‘The Shape of Water’ rrëmben katër çmime ‘Oscar’

“The Shape of Water” triumfon në ndarjen e çmimeve “Oscar” duke marrë plot katër të tilla. Filmi më i mirë, produksioni më i mirë,  kompozimi më i mirë dhe regjia më e mirë. Të tëra këto çmime shkuan për filmin e drejtuar nga Guillermo del Toro, i cili pak ditë më parë u përfol për plagjiaturë. Filmi dramë-fantazi “The Shape ...

Lexo me teper »

Njihuni me shpikje e fundit, mjeti hibrid që ju shpie kudo (Video)

Avionët dhe barkat janë dy mjete të ndryshme, por ai në videon e mëposhtme i ka të dyja të shkrira brenda njëra-tjetrës. ‘AirFish 8’ është pjesërisht avion dhe pjesërisht barkë duke i kombinuar dy teknologjitë. Mjeti hibrid mund të fluturojë me një shpejtësi deri në 200 kilometra në orë dhe mund të përdoret në çdo lloj sipërfaqeje ujore ose ajrore. ...

Lexo me teper »

Deputeti i PD-së publikon fotot dhe jep alarmin: Hapja e portave të hidrocentralit po përmbyt Shkodrën

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka dhënë alarmin për përmbytjen me të cilën po përballet ultësira e Shkodrës. Ai ka postuar në Facebook disa foto që ilustrojnë gjendjen për të cilën flet dhe shkruan se sipërfaqja e përmbytur në Anën e Malit dhe fusha e Muriqanit po zgjerohet ne shpejtësi. ‘Situatë alarmante në ultësirën e Shkodrës! Rritet sipërfaqja e tokës ...

Lexo me teper »

Kur dronët kthehen në bezdisës, ka një ‘ilaç’ kundër tyre (Video)

Dronët janë një shpikje sa interesante dhe e dobishme aq edhe bezdisëse dhe të dëmshme. Ata mund të futen në jetën private të gjithësecilit ose mund të përdoren për të marrë informacione në mënyrë të jashtëligjshme. Por fatmirësisht ekziston ilaçi kundër tyre. Një kompani ka shpikur dronët gjuetarë që janë në gjendje të rrëzojnë çdo dron bëzdisës.

Lexo me teper »

Nëna e yllit të Arsenalit fle në një barakë, i biri fiton 700 mijë stërlina në javë

Nëna e ylli të Arsenalit, Ainsley Maitland-Niles, fle në një arkë metalike në mes të rrugës, ndërkohë që i biri fiton rreth 700.000 stërlina në javë, shkruan ‘Daily Mail’. 38-vjeçarja Jule Niles, tha për mediat britanike se i biri refuzoi të bëhej garant, që ajo mund të merrte me qira një banesë. Ndërsa i biri ndan një shtëpi luksoze me ...

Lexo me teper »

Kokaina në Durrës, 3 letër porositë për ‘Arbri Garden’ në Kolumbi, Ekuador e Panama

PProkuroria shqiptare kërkon nga autoritetet e këtyre vendeve që të japin të dhëna jo vetëm mbi ngarkesat, por edhe mbi çdo rast të dyshimtë që mund të jetë evidentuar gjatë kontrolleve të kontenierëve me banane, me destinacion Shqipërinë. Verifikimet në këtë linjë po bëhen për të hedhur dritë mbi të kaluarën e kompanisë në pronësi të Arbër Çekaj, person i ...

Lexo me teper »

E dinit ku ndodhet lumi më i ndotur në botë? (Video)

Lumi Citarum në Indonezi është ndër më të ndoturit në botë. Ai ka shërbyer si pikë për hedhjen e mbeturinave nga shumë fabrika dhe kompani që e kanë ngritur veprimtarinë prodhuese pranë tij. Por ai është tejet i rëndësishëm për rreth 28 milionë banorë që janë prekur nga një sërë sëmundjesh nga tejndotja e tij. Kjo e ka detyruar qeverinë ...

Lexo me teper »

Të famshmit e Hollywood-it kërkojnë kontrollin e armëve…të rrethuar nga 500 policë

Departamenti i Policisë së Los Angeles, do të vendosë 500 oficerë për të rrethuar teatrin ‘Dolby’, në vigjilje të spektaklit ‘Academy Awards’, teksa një pjesë e yjeve të Hollywood-it pritet të kërkojnë më shumë kontroll armësh në SHBA. Disa prej yjeve të famshëm planifikojnë të mbajnë jaka portokalli gjatë parakalimit në tapetin e kuq në mbështetje të kontrollit të armëve. ...

Lexo me teper »