Templates by BIGtheme NET

Ekspozim Lajme

Berisha: Presidenti nuk është kukull por avokat i Kushtetutës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth vendimit të Presidentit Ilir Meta për mosdekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Berisha ka deklaruar se Presidenti nuk është avokat i interasve të qeverisë por të shtetit dhe Kushtetutës. “Ata që mendojnë se presidenti është një kukull ceremoniale e Republikës së Shqipërisë, ata nuk njohin kushtetutën. Kushtetuta e ka shpallur atë kryetar ...

Lexo me teper »

Vasili: Tutorizmi politik i Ramës ka prodhuar asgjesimin e drejtësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili e ka cilësuar Kryeministrin Edi Rama si tutor politik të asgjesimit të reformës në drejtësi. Për Vasilin, Kryeministri është ai që jep vendimet kush është i fajshëm dhe kush i pafajshëm. Tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjesimin e drejtësisë që ka provuar kaq tragjikisht Shqipëria. Postimi i plotë: Kryeministri tutori politik ...

Lexo me teper »

52 grekë “non grata” në Shqipëri, reagon Athina zyrtare

Pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar pas ngjarjes së Bularatit ka reaguar edhe Athina zyrtare.  Në reagimin e saj Athina bëri thirrje që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve që rëndojnë klimën mes dy vendeve. ““Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve qe rendojnë klimën mes ...

Lexo me teper »

Gjykata Kushtetuese, Meta dekreton zëvendësimin e Altina Xhoxhajt

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. Ky vend hapet për plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar nga përfundimi përpara kohe i mandatit, të ish-gjyqtares Znj. Altina Xhoxhaj. Njoftimi i Presidencës Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93, 125, 127 pikat 1/ç, 2, 3, dhe nenit 179 pika 2 të ...

Lexo me teper »

Tkurret biznesi i vogël, në 2017-n realizoi 15% më pak të ardhura, uli numrin e të punësuarve

Biznesi i vogël vazhdon të rrudhet në vend për shkak të riformatimit të ekonomisë. Gjatë 2017-s bizneset e vogla realizuan 15% më pak të ardhura në krahasim me një vit më parë, ndërsa ndërmarrjet e mëdha rritën peshën e tyre në totalin e shitjeve neto. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë rreth 88% të sipërmarrjeve në vend dhe janë gjenerator punësimi (vetëpunësimi) ...

Lexo me teper »

ME VIDEO/ Disa vatra zjarri në Gramsh, flakët shumë pranë banesave

Mbrëmjen e sotme një zjarr ka përfshirë  lagjen “Axhensi” të Gramshit dhe flakët janë shumë pranë banesave. Bëhet fjalë për një sipërfaqe pyjore të mbuluar me bar shkurre dhe pisha. Terreni është mjaft i thyer dhe ndërhyrja e zjarrfikësve po bëhet me mjete rrethanore me pompat e shpinës. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes,  Sipas shefit të Repartit Zjarrfikës, Ilir Llapushi, ...

Lexo me teper »

Protesta në Astir, Balla: Nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa

Kryetari i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar protestën e banorëve të Astirit. Duke komentuar edhe deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha, Balla tha se projekti për ndërtimin e unazës së re është bërë nga ata që sot kundërshtojnë ndërtimin e saj.  Balla u shpreh se nuk do të mbahet peng kryeqyteti për disa banesa. Ai shtoi ...

Lexo me teper »

ME VIDEO/Arrestimi i 44-vjeçarit në Vlorë, Policia: Pse u qëllua kreu i njësisë administrative

Në prangat e policisë ka rënë 44-vjeçari që vrau me çifte  64-vjeçarin, Fatmir Hodajt,  kryetarin e  Njësisë Administrative në fshatin Kotë të Selenicës. Policia njofton se ka arrestuar pas afro një ore ndjekje, autorin e dyshuar, 44-vjeçarin Admir Delaj, nga fshati Gumenicë. Sipas saj ngjarja ka ndodhur për shkak të një konfliti të çastit. “Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ...

Lexo me teper »

Presidenti Meta dekreton ligjin për mbylljen e lojërave të fatit

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Kreu i shtetit dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama. Ligji i propozuar nga qeveria Rama kërkon mbylljen e lojërave të fatit që nga data 1 Janar 2019. “Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së ...

Lexo me teper »

Basha takim me ekspertin gjerman: Duhet të bëjmë transformim ekonomik të vendit

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një takim me ekspertin gjerman Martin Henze foli  në lidhje me programin ekonomik të Partisë Demokratike.  Basha diskutoi me kryetarin e komisionit të Transportit në Këshillin Ekonomik të CDU-së për programin ekonomik të PD në kuadër të investimeve në infrastrukturë dhe energji. Kreu i PD-së deklaroi se bashkëpunimi me Gjermaninë do të vazhdojë dhe se ...

Lexo me teper »