Templates by BIGtheme NET

Ekspozim Lajme

Kultivonte kanabis, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër

Një 26-vjeçar nga Gjirokastra, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka tentuar të kultivojë kanabis. Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet R.R., në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar, u kap në flagrancë me rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidanë. Njoftimi i ...

Lexo me teper »

Vokshi-Spiropalit: Ke hallin e karriges së “Skënderbeut”, koha e të korruptuarve ka mbaruar

Ish-deputetja Albana Vokshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Ministres për Parlamentin Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit deklaroi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen përtej 30 qershorit. Sipas Vokshit, ministrja Spiropali flet me gjuhë urrejtjeje dhe përçarje, pasi vodhi te Doganat dhe se qëllimi i vetëm i saj është që të vazhdojë të vjedhë, bashkë me Edi ...

Lexo me teper »

“Tepelena është mbushur me kanabis, mbrohen nga kryetari i Bashkisë”-Denoncimi te Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin i cili prezantohet si oficer policie, duke pretenduar se Tepelena është e mbushur me kanabis dhe se parcelat mbrohet nga kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. Sipas tij, para tre ditësh janë asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis por policia raportoi vetëm 300 rrënjë. Postimi i plotë: Mirëmëngjesi dr., jam polic i antidrogës Tepelena është ...

Lexo me teper »

Aksident në Librazhd, fugoni bie nga 200 metra lartësi në lumin Shkumbin

Një makinë ka rënë nga një lartësi prej 200 metrash në lumin Shkumbin. Paraprakisht, drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në humnerë. Sipas News 24 ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës së Murrashit. Informacionet janë paraprake dhe ende nuk dihet gjendja e drejtuesit të mjetit apo nëse në makinë ka pasur persona të tjera.

Lexo me teper »

Sherr me armë zjarri në Berat, plagoset 32-vjeçari

Një 43-vjeçar me iniciale E.P ka plagosur sot me armë zjarri shtetasin me iniciale D.B, 32 vjeç. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:45 në fshatin Fermë-Partizani, pas një konflikti për motive të dobëta. Mësohet, ndër të tjera se 32-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe është jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi ...

Lexo me teper »

Tërhiqet nga gara kandidati i Bindjes Demokratike për Kamzën

Një tjetër kandidat i Bindjes Demokratike është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Kandidati i tërhequr është Ylber Gjeta, i cili ishte parashikuar të garonte për partinë e themeluar nga Astrit Patozi në Kamzë. Gjeta i ka shkruar një leër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku shpjegon se dorëheqja bëhet për shkaqe shëndetësore. Gjeta është kandidati i tretë ...

Lexo me teper »

Ardi Veliu u ndalon policëve privatë pjesëmarrjen në protesta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka kërkuar shoqërive private të sigurisë fizike që të ndalojnë punonjësit e tyre të mos marrin pjesë në protestat që zhvillohen në vend. Në një dokument të publikuar nga Mapo.al, Veliu u ka dërguar një letër drejtuesve të këtyre shoqërive private, ku u drejtohet me 2 kërkesa. Në njërën nga pikat e ...

Lexo me teper »

Basha mesazh me video për shqiptarët: Më 25 maj tregojmë vendosmërinë për liri e demokraci

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protestën e nesërme, më 25 maj para kryeministrisë. Kryedemokrati ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku thotë se nesër shqiptarët duhet të tregojnë vendosmërinë për liri, demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli. “Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në ...

Lexo me teper »