Templates by BIGtheme NET

Inbox

Rrëfehet Fred Peza: Nuk shpenzoj asnjë lekë për oksigjenin

I dashur Shef Edi, Endri Transparenti jam. Fredi ka shkëlqyer sot tek Koli. Ka bërë një shpjegim brilant mbi kursimet duke na kursyer dhe neve kohën për të sqaruar atë punën e bankës. Pjesët kryesore të intervistës po t’i nis me e-mail, sepse në këtë mënyrë dhe ti kursen kohën tënde dhe nuk ke nevojë ta shohësh gjithë emisionin në ...

Lexo me teper »

Monda Bulku kritikon kolegen Meryl Streep

E dashur Merilije! Nuk është ndonjë çudi të them që unë si Monda i ndjek me vëmendje, rregullisht, çmimet e mëdha kinematografike! Jam e dhënë pas Oskar-it por as Golden Globin nuk e përbuz.  E keqja e çmimeve të mëdha Oskar është mospërputhja e orës lokale. Megjithatë, unë i lë të gjitha, për t’i ndjekur!  Nuk do mend që mbresat ...

Lexo me teper »

Eksperimenti/ Kënga e ambasadorit Lu do shërojë diabetin

I dashur ambasador Donald Lu. Fshatarët e Zharrzës jemi ne që po shkruajmë këtë letër me dorë në zemër dhe këmbën në lluc. Së pari, duam të na kuptosh, sepse kemi disa ditë që debatojmë rëndshëm për ty. Disa prej banorëve të fshatit mendonin se meqenëse ti quhesh Donald, kjo gjë  tregonte se je kushëriri i Donald Trumpit. Kryeplaku i fshatit ...

Lexo me teper »

Shefi i EURALIUS do përkthejë librin ‘Kurban’ në moldavisht

Përshëndetje zoti Endri Transparenti! Jam Shefi i EURALIUS Rainer Deville. Po ju shkruaj i pikëlluar këtë letër, sepse sot në sabah  më dhanë lajmin e kobshëm që tronditi pushimet e mia në Zaqintho. Isha duke shijuar një  lëng karrote në hollin e hotelit, kur papritur m’u afrua në tavolinë një zotëri i sjellshëm dhe më pyeti: “Qirje Devilli ise”? Siç ...

Lexo me teper »

Zbulohen mesazhet e VIP-ave gjatë ndeshjes Shqipëri-Spanjë

  Përshëndetje të nderuar qytetarë. Në kuadër të transparencës me publikun, Fondacioni Soros, pas një memorandumi bashkëpunimi me kompaninë ‘Imsi Catcher’, mundësoi zbardhjen e SMS-ve të personave publikë në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Fondacioni jonë, do të vazhdojë të konbtribuojë fuqimisht për forcimin e demokracisë dhe të transparencës, sepse ne, por dhe udhëheqësi jonë supreme, Gjysh Xhoxhi, për një çik ...

Lexo me teper »

Veliaj i shkruan Ramës: Jam i mahnitur nga idetë e mia

  I nderuar dhe fort i dashuri Kryeministri i familjes time, imi, i vllait, i nuses së xhaxhaiuiit, hapet koteci, mbyllet koteci, me nga një pa lënë litar… Në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë më të mirë e më cool që ky qytet ka patur pas teje, lejomë të të bëj të njohur një iniciativë timen për të bërë këtë ...

Lexo me teper »

Fevzo i shkruan Ramës: Majlinda Bregu është e shqetësuar për paliçetat e mia

I nderuar z.Rama. Po ju shkruaj këtë e-mail konfidencial, për t’iu informuar mbi një nismë të re që kam marrë si qytetar dhe si gazetar i këtij vendi të lodhur. Unë kam një dëshirë të përbrendshme që të gjithë personat publikë, të deklarojnë pasurinë e tyre, shtëpitë e tyre, çantat e tyre, këpucët e tyre, nallanet e tyre, perizomat e ...

Lexo me teper »

Haxhinasto jep lajmin e madh: ‘Komisar Katani do anëtarësohet në LSI’

I dashur Komandant i Padiskutueshëm i LSI-së dhe i gjithë Polifonisë, zoti Ilir Meta. Xhixhimond Xhixhinasto  ju shkruan. Së pari dua t’iu informoj se unë përdor fejsbukun. Me siguri kjo është diçka e papritur për ju, por mendoj se duhej ta dinit. Unë përdor një adresë false, me pseudonimin: “Nimfomane Mavi”. Këtë adresë e kam hapur që të vjel informacione në Partinë ...

Lexo me teper »

Rrëfimi i Romana Vlahutin: ‘Dua që një ditë… t’i bëj flokët si Sabiani’

I dashur Shef Edi! Çunat na kanë kërkuar një intervistë me Romanën dhe për t’i pasur gjërat nën kontroll, vendosa ta bëj vetë intervistën dhe më pas t’ua shpërndaj portaleve tona. Intervista është prekëse, drithëruese dhe flet për aspektin jetësor të Romanës dhe ndjesitë e saj euro-atlantike. Të lutem lexoje dhe më thuaj nëse është gati për publikim. Me respekt, ...

Lexo me teper »