Vendosni fjalën kyçe....

Kosovë& Rajon

Kosova emëron opozitarin e Rashiqin si ministër, Vuçiç: Zgjodhën llumin më të keq serb, do bojkotojmë Samitin e Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive me seli në Graçanicë, Nenad Rashiq, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se është emëruar në pozitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Vendimin e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media. Kjo pozitë deri në…

Dorëheqjet e serbëve në veri të Kosovës, Albin Kurti: Vendet bosh do zëvendësohen pas aplikimeve të reja për punë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, duke e konsideruar si një vendim politik. Ai përsëriti thirrjen që asnjë serb të mos braktisë institucionet, duke argumentuar se institucionet nuk janë vetëm të qeverisë, por të të gjithë qytetarëve të republikës. “Çështja e trajtimit…

Gërvalla kundërshton praninë e ministrit serb në konferencën për dhunën seksuale në Londër

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, mbajti qëndrim lidhur me praninë e ministrit të Jashtëm të Serbisë Daçiç në Konferencën Ndërkombëtare për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, që u zhvillua në Londër. Ajo kundërshtoi t’i përgjigjej një pyetjeje mbi dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në…

Skandali i përgjimeve trondit Greqinë, në listë ministra, ish-ministra, prokurorë e zyrtarë të inteligjencës – Media

Documento, një gazetë e përjavshme greke, botoi një listë me shumë njerëz që dyshohet se janë spiunuar nga programi i spiunimit Predator, duke përfshirë ish-shefin e policisë greke Michalis Karamalakis, prokuroren e Shërbimit të Inteligjencës Greke Vasiliki Vlachou, ministren e Arsimit Niki Kerameus dhe zëdhënësin e qeverisë, Yiannis Ikonomou. Duke…

FIFA nisi procedurat disiplinore pas incidentit me hartën e Kosovës/ Ministri serb Daçiç: Hipokrizi, Ukrainën s’e ndëshkuan

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka reaguar pas vendimit të FIFA-s, për të nisur procedurën disiplinore ndaj kombëtares së Serbisë, pas incidentit me flamurin me hartën e Kosovës. Daçiç tha se nuk ka asgjë fyese nëse dikush thotë “Nuk ka dorëzim”, duke iu referuar tekstit mbi…