Rumania dhe Bullgaria kanë arritur marrëveshje me Austrinë për t’iu bashkuar zonës për lëvizje të lirë, Schengen nga ajri dhe deti, prej marsit të vitit 2024, ka thënë Ministria e Brendshme e Rumanisë. Diskutimet për kufijtë tokësorë pritet të vazhdojnë vitin tjetër. Zona Schengen përbëhet prej 27 vende evropiane –…
Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, e ka bërë të ditur lajmin se Kosova i ka hapur korridoret ajrore me Shqipërinë. Përmes një postimi në Facebook, në orët e para të së enjtes, ai ka thënë se fluturimet drejt vendeve të Perëndimit do të shkurtohen për gati 15…
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, qëndron prapa sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai ka thënë se të gjitha faktet tregojnë se Vuçiçi ka qenë në dijeni para se të ndodh sulmi…
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje që të hetohen rastet e akuzave për parregullsi gjatë zgjedhjeve që u mbajtën në Serbi më 17 dhjetor dhe që të ruhet qetësia. Kështu tha zëdhënësja e BE-së, Nabila Massrali, duke u përgjigjur në pyetje rreth zhvillimet e fundit në Serbi, ku po vazhdojnë…
Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës. Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator…
Diaspora e Kosovës solli në vend mbi 1.2 miliardë euro remitanca deri në nëntor 2023. Kjo shënonnjë rritje 10.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, shkruan Telegrafi, që citon institucionet e vendit. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare jobankare…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të martën se vendimi i Qeverisë serbe për t’i lejuar automjetet me targa të Kosovës, RKS, të lëvizin brenda territorit të saj nga 1 janari është tregues se “të gjitha destabilizimet” që i ka bërë Serbia në lidhje me to ndër vite kanë qenë…
Bashkimi Evropian e ka cilësuar si hap pozitiv drejt normalizimit të raporteve vendimin e Serbisë që brenda territorit të saj të lejojë qarkullimin e lirë të veturave me targa të Kosovës, RKS – Republika e Kosovës. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se pret që Kosova të ndërmarrë një vendim…
Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, ka dërguar për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, disa ditë pas në vendimi të njëjtë të ndërmarrë nga subjekti tjetër opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës. Pas dorëzimit të lëndës në Kushtetuese, Ferat Shala nga PDK, tha se ky…
Masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, është vazhduar edhe për dy muaj. Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi. Sipas këtij vendimi, të dyshuarit do të jenë në paraburgim…