Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë votuan për heqjen e imunitetit të deputetit dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe mori azil në Hungari. Me 62 vota pro, në mungesë të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së, Kuvendi e pranoi rekomandimin e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Imunitetit.…
