Templates by BIGtheme NET

Ballina

Lulzim Basha bën Desada Metajn numrin 2 të PD-së

Largimi nga emisioni “Opinion” i Desada Metajt dhe bashkimi me ekipin e Lulzim Bashës nuk përbën ndonjë suprizë për shumicën e gazetarëve.  Atyre nuk u kanë shpëtuar hyrje-daljet e shpeshta të Desadës në zyrën e kreut demokrat dhe as afrimi i saj me familjen biologjike të Bashës. Lajmi qëndron tek detyra që i është ngarkuar Desadës prej Kryetarit të Partisë ...

Lexo me teper »

Ish zv/kryeministrja Ledina Mandija fiton gjyqin kundër Ramës

Ish-zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija ka fituar gjyqin ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili e shkarkoi nga detyra. Sipas vendimit të gjykatës, kryeministri do ta paguajë Mandijan me 6 paga mujore për shkak të zgjidhjes së kontratës së shërbimit publik pa shkak të arsyeshëm. Në vendimin e gjykatës thuhet se “gjykata pranon pjesërisht kërkesë-padinë të bazuar në ligj e prova. 2. ...

Lexo me teper »

Konflikti SHBA-Iran, rritja e tensioneve dhe incidentet që trazuan Lindjen e Mesme

Tensionet me SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit ku konfrontimi mes dy shteteve zhvillohet në rajonin e Lindjes së Mesme.   E gjithë historia e përshkallëzimit të konfliktit në vitet e fundit ka nisur që pas prishjes së marrëveshjes bërthamore në mënyrë të një anshme nga ana e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.  Rritja e vazhdueshme e tensioneve ...

Lexo me teper »

Të vegjlit në burg pas tërmetit, por drejtuesve të Tiranës, Durrësit e Krujës s’i hyn gjemb në këmbë

Tërmeti i 26 nëntorit la pas një bilanc tragjik prej 51 viktimash, pjesa dërrmuese e të cilave në Durrës e Thumanë si dhe dëme të shumta materiale, sidomos në Durrës, Thumanë e Tiranë. Arrestimet dhe ndalimet e deritanishme për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, dëshmojnë për një hetim selektiv deri tani, pasi në pranga janë vënë vetëm zyrtarë të niveleve ...

Lexo me teper »

Basha tregon 3 kushtet e panegociueshme të opozitës për reformën zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas takimit me aleatët ka deklaruar se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë mandatuar nga opozita e Bashkuar për të përfaqësuar opozitën “Prej muajit tetor opozita e bashkuar ka instituar për një mekanizëm gjithpërfshirës për të përfunduar Reformën Zgjedhore që i paraprin zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kanë kaluar 4 muaj dhe ky ...

Lexo me teper »

Çfarë do ndodhë tani që Meta i ktheu ligjet për Median? Koloreto Cukali: Do luftojmë në dy mënyra

Një ditë pasi presidenti i Republikës Ilir Meta, vendosi të kthejë në Kuvend ‘Paketën Antishpifje’, Këshilli Shqiptar i Medias e konsideron atë një vendim “në mbrojtje të Kushtetutës dhe vlerave Europiane.” Në një prononcim për Hashtag.al, Drejtori i Këshillit të Medias Koloreto Cukali, tha se qëndrimi i presidentit përputhet plotësisht me atë të të gjithave organizatave kombëtare e ndërkombëtare, madje ...

Lexo me teper »

Rama cakton Bushatin si të dërguarin e posaçëm për OSBE-në

Kryeministri Edi Rama ka caktuar Ditmir Bushatin si të dërguarin e posacëm për OSBE-në. Lajmi është konfirmuar përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së. Bushati kryeson listën e personave që gjatë këtij viti do të drejtojnë fusha të caktuara. Ndërkohë që emërimet e tjera mbulojnë një fushë specifike, Bushati në cilësinë e të dërguarit të posacëm do të trajtojë ...

Lexo me teper »

Arrestohet ambasadori britanik gjatë protestave në Teheran

Mediat iraniane raportojnë se forcat e sigurisë kanë arrestuar ambasadorin britanik atje, ndërsa po përpiqej të nxiste protesta në rrugët e kryeqytetit, Teheran. Agjensia e lajmeve Tasnim, tha se Robert Macaire ishte ndaluar gjatë një proteste përpara Universitetit Amir Kabir në qendër të Teheranit, ku ai po organizonte dhe provokonte njerëzit e zemëruar me qeverinë lidhur me çështjen e rrëzimit ...

Lexo me teper »

Profil/ Kush është Rezarta Reimann, shqiptarja që garon për këshillat bashkiakë në Gjermani

Në 15 mars në qytetin e Schwabach zhvillohen zgjedhjet bashkiake me mandat 6 vjeçar. Në këto zgjedhje për këshillat bashkiakë kandidate do jetë edhe një shqiptare. Rezarta Reiman, shqiptarja që kandidon për këshillat bashkiakë në landin bavarez është edhe motra e gazetares shqiptare Sonila Meço. Po kush është Rezarta Reiman: Rezarta Reiman është lindur dhe rritur në Shqipëri. Në vitin ...

Lexo me teper »

Rama flet për median arabe pas deklaratave të Khamenei-t: Ne presim gjithçka nga ai

Mediat arabe shkruajnë sot se kryeministri Edi Rama ka dënuar “veprimtarinë e keqe” të regjimit iranian pas deklaratave të udhëheqësit të lartë Ayatollah Ali Khamenei kundër Shqipërisë në internet. Khamenei shkoi në “Twitter” javën e kaluar se Shqipëria është një vend i vogël europian, ku mercenarët dhe tradhtarët u bashkuan me disa të huaj dhe u përpoqën të komplotonin kundër ...

Lexo me teper »