Një 47-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me disa plumba në kryeqytetin gjerman, Berlin, raporton Bild.de. Blendi G., i cili punonte si punonjës sigurie në një butik, u qëllua me disa plumba në trup teksa kthehej në shtëpinë e tij, vetëm 200 metra pa mbërritur ende. Sipas policisë së Berlinit, autori i…
Banorët e zonës së Astirit janë sot në ditën e 29-të të qëndresës së tyre kundër prishjes së banesave të tyre për zgjerimin e rrugës. Protestës së tyre ditën e sotme i është bashkuar kreu i Partisë Demokratike, Basha. Ai denoncoi atë që e quan si aferën e Unazës së…
Një efektiv i Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur armën e shërbimit. Efektivi që ka humbur armën, Gramoz Spahiu, ka bërë denoncimin dy ditë më parë, ndërsa nuk dihet ende nëse thjesht e ka humbur apo ia kanë grabitur. Efektivi Spahiu e ka humbur armën e shërbimit në…
Kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare, njëherazi edhe deputete e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me raportin e fundit që për punën e detyruar, trafikimin apo shfrytëzimin e fëmijëve dhe renditjen e Shqipërisë. Deputetja Çupi thotë se të paktën 20 mijë shqiptarë po trajtohen si skllevër, ndërsa bën qeverinë…
Tre vjet pasi ishte arratisur, një 29-vjeçar ka rënë sërish në prangat e policisë. Bëhet fjalë për Bledar Zefin, i dënuar në Itali me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me armë e organizuar në grup kriminal” Zefi u arrestua nga forcat e komisariatit numër 3 në kryeqytet, me…
Forcat e Armatosura të Shqipërisë, kanë shpëtuar sot 84 emigrantëve klandestinë në detin Egje. Mësohet se anija e Forcës së Armatosur “Lissus” ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme. Operacioni i parë u realizua dje në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25. Sipas Ministrisë së…
Ndërkohë që dyqanet janë furnizuar me kapsolla dhe fishekzjarre në prag të festave të fundvitit, Policia e Shtetit ka nisur sekuestrimin e tyre, pasi i konsideron me rrezikshmëri për jetën e qytetarëve. Sipas policisë, janë kontrolluar 1136 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës. Si…
Ish-kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, Metush Saraçi, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se dorëheqja e Saraçit është bërë në fillim të muajit nëntor. Të paktën kështu ka njoftuar Presidenca në faqen zyrtare, se “kërkesa e Saraçit është dorëzuar më 5 nëntor.” Arsyet e dorëheqjes së Saraçit nuk janë bërë ende…
Eurodad (Rrjeti Europian mbi Monitorimin e Borxhit) që përbëhet prej 47 organizatash të shoqërisë civile nga 20 vende europiane publikoi së fundi një raport me kritika të rënda ndaj investimeve që po bëhen me Partneritet Publik – Privat (PPP) për ndikimin negativ që ato kanë në borxh. Projektet PPP po…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka cilësuar një “lojë të pistë politike” vendimin e qeverisë për amnistinë për të dënuarit. Manjani thotë se qeveria ka përgatitur amnistinë, edhe pse nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar. Në këtë mënyrë po përpiqet të joshë opozitën që të…