Vendosni fjalën kyçe....

Lajme

“Rama, Berisha e Meta aleancë kundër SPAK-ut, Trekëndëshi i Bermudës presion drejtësisë” – Basha

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë ka denoncuar kryeministrin Rama e kreun e PD-së Berisha për shantazh e aleancë kundër SPAK-ut. Në një shënim në Facebook Lulzim Basha shkruan se Rama e Berisha po përpiqen të amnistojnë krerët e pandëshkuar të 34 viteve të fundit, pasi më herët amnistuan së bashku “bishtat”…

Apeli i Posaçëm pranon kërkesën e SPAK, rishqyrtim gjyqësor për incineratorin e Fierit

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për përsëritjen e shqyrtimit gjyqësor ndaj të pandehurve për incineratorin e Fierit. Gjykata vendosi të pranojë të thërrasë tetë dëshmitarë duke pranuar kërkesën e prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Mes atyre që do merren në pyetje është edhe Arjola Kodra,…

Mirëmbajtja e sistemeve të sigurisë, AKSHI 2.6 milionë euro për rinovimin

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit pritet të rinovojë mirëmbajtjen e sistemeve të  sigurisë të implementuara pranë saj me një fond limit të parashikuar 260 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit të AKSHI-t nënvizohet se objekti kryesor i këtij shërbimi, është mirëmbajtja…

Zbardhen propozimet e PD-së për rezolutën e komitetit të përbashkët me Parlamentin Europian

Janë zbardhur propozimet e PD-së për rezolutën e komitetit të përbashkët me Parlamentin Evropian. Ata kërkojnë që PS-ja të heqë dorë nga përdorimi politik i drejtësisë, shkëputja e lidhjeve të politikës me krimin e organizuar, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuesedhe Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse, bazuar mbi rekomandimet e OSBE-ODIHR. Nesër…

Ndalohet në Dubai Durim Bami

Durim Bami është arrestuar në Dubai për herë të dytë dhe autoritetet shqiptare do kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ku kërkohet nga drejtësia. Ai akuzohet nga SPAK si pjesë e një grupi që paguhej për eliminimin e personave të njohur e krerët e grupeve të ndryshme kriminale në vend…