Putin paralajmëron: Rusia do të përdorë “të gjitha llojet e armëve” nëse Ukraina siguron armë bërthamore Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se nëse Perëndimi transferon armë bërthamore në Ukrainë, Rusia do të përgjigjet me të gjitha armët në dispozicion, raporton Anadolu. Duke folur në një konferencë për media…
Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç. “Nevoja për momentin është për rekrutë”, u tha gazetarëve…
Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një anije që po bartte emigrantë preku disa shkëmbinj nënujor afër ishullit Samos të Greqisë, duke shkaktuar fundosjen e anijes, thanë zyrtarët më 28 nëntor. Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan, por është e paqartë sesa njerëz ishin në bordin e anijes. Rojet bregdetare…
Sulmet ushtarake izraelite vranë të paktën 17 palestinezë në të gjithë Rripin e Gazës të enjten, thanë mjekët, ndërsa forcat shtuan bombardimet në zonat qendrore dhe shtynë tanket më thellë në veri dhe jug të enklavës. Gjashtë persona u vranë në dy sulme të veçanta ajrore në një shtëpi dhe…
Ushtria e Rusisë ka kryer një sulm masiv ndaj sektorit të energjisë të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë. Rrjeti energjetik i Ukrainës është goditur rëndë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj më 2022 dhe Kievi e ka akuzuar Moskën për taktika “terrori”, pasi ka thënë se po…
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, e ka nominuar gjenerallejtënantin e pensionuar, Keith Kellogg, për të shërbyer si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ukrainën dhe Rusinë. Trump njoftoi të mërkurën në rrjetin e tij social, Truth Social, se e ka zgjedhur Kelloggin për këtë pozitë. “Keith…
Franca tha të mërkurën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka imunitet nga urdhri i arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), duke shënuar një ndryshim në qëndrim që është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut. Gjykata më e lartë botërore për krimet e luftës lëshoi…
Disa nga të emëruarit e kabinetit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump u vunë në shënjestër të “kërcënimeve të dhunshme”, mes të tjerash edhe kërcënime me bombë, tha të mërkurën një zëdhënëse e presidentit të ardhshëm amerikan. Kërcënimet u bënë mbrëmjen e së martës dhe mëngjesin e së mërkurës. Organet…
Kompania televizive shtetërore e Rusisë në Gjermani, Channel One, njoftoi se Qeveria gjermane i ka urdhëruar dy gazetarë të saj të largohen nga vendi, duke e nxitur Moskën t’ua heqë akreditimin dy korrespondentëve nga grupi media gjerman, ARD, në shenjë hakmarrjeje. Gazetarët e Channel One, korrespondenti Ivan Blagoi dhe kameramani…
Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri një zgjedhje kryesisht të papritur për personin që do duhet të drejtojë ushtrinë më të madhe në botë, duke emëruar prezantuesin e televizionit Fox News dhe veteranin e ushtrisë Pete Hegseth për postin e Sekretarit të Mbrojtjes. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon,…