Televizioni amerikan CNN njoftoi se Shtëpia e Bardhë nuk do i heqë më akreditimin reporterit Jim Acosta. “Sot Shtëpia e Bardhë i ktheu plotësisht akreditimin Acosta-s”, shkruan CNN në “Twitter”. “Për pasojë, procedimi jonë gjyqësor nuk është më i nevojshëm. Ne do të vazhdojmë me mbulimin e Shtëpisë së Bardhë”,…
Ministrat e BE-së, të cilët u mblodhën në Bruksel këtë të hënë, e mbështetën marrëveshjen që u arrit këtë javë për Brexit. Kryenegociuesi, Michel Barnier, tha se është i kënaqur që ministrat e mbështetën paketën në përgjithësi, sidomos shtetet anëtare. Takimi i ministrave të 27 vendeve të bllokut u zhvillua…
Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar kritikat e tij ndaj trajtimit të Uashingtonit për Osama Bin Laden. Në një postim në Twitter, Trump përsëriti pretendimet e tij, që ai e dinte për Bin Laden edhe përpara sulmeve, ndaj fajësoi edhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton për ‘mungesën e goditjes së tij’.…
Kryeministrja britanike, Theresa May, është e vendosur që ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian. Ajo ka deklaruar së fundmi se do të sigurojë sistem të drejtë migrimi, që do t’i ndihmojë të rinjve në Britani të gjejnë vende pune dhe trajnime. May tha se migrantët do të kualifikoheshin…
Qindra banorë në Meksikë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar, Tijuana, si shenjë proteste për të kundërshtuar valën e emigrantëve të cilët tentojnë të kalojnë kufirin drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Protestuesit kërkojnë që 3000 emigrantët e karvanit që po kalon nëpër Amerikën Qendrore, të kthehen mbrapsht. SHBA dhe…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën tentativën e fundit për të shpëtuar koalicionin që u dobësua pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm. Netanyahu ka marrë përsipër ta bëjë vetë rolin e ministrit të Brendshëm përkohësisht, shkruan RT. Kryeministri izraelit ka paralajmëruar ministrat e mbetur kundër shtyrjes për zgjedhje të…
Bashkimi Europian po përgatit rregullat për të parandaluar investimet e huaja që kërcënojnë sigurinë kombëtare, ndërkohë që blerjet kineze kanë shtuar tensionet politike. Negociatorët që përfaqësojnë qeveritë e Bashkimit Europian dhe Parlamenti, pritet të bien në dakordësi mbi një projektligj, që skanon investimet e huaja direkte javën e ardhshme, sipas…
Guvernatori i Floridës Rick Scott fitoi garën për në senatin amerikan një diferencë prej 10,000 votash, thanë zyrtarë shtetërorë të dielën, pas një rinumërimi manual të tyre, një javë pas zgjedhjeve. Scott, republikan dhe guvernatori i Floridës që nga viti 2011, u inkurajua nga presidenti Trump për të sfiduar demokratin…
Kalifornia po përjeton ditë tmerri pas zjarreve të pamëshirshme që kanë prekur këtë shtet ditëve të fundit, ndërsa numri i viktimave sa vjen e rritet së bashku me të zhdukurit. Qyteti Paradise me një 23 mijë banorë, ndodhet rreth 280 km në veri të San Franciskos. Kjo qytezë ka pësuar…
Kapitalizmi ka pësuar një seri goditjesh të fuqishme ndaj reputacionit të tij gjatë dekadës së kaluar. Ndjesia e një sistemi të manipuluar, ku përfitojnë pronarët e kapitalit në kurriz të punëtorëve, është e thellë. Në vitin 2016, një studim zbuloi se më shumë se gjysma e të rinjve amerikanë nuk…