Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohammed bin Salman, është detyruar të largohet nga një dhomë plot me pjesëmarrës në forumin e tij të investimeve, pasi ai u rrethua nga të pranishmit, që po përpiqeshin të bënin fotografi me të. Popullariteti i Mohammad bin Salman, nuk duket se është ulur…
Qeveria e Ekuadorit mund të dorëzojë bashkëthemeluesin e ‘WikiLeaks’, Julian Assange në SHBA, edhe pse është e detyruar ligjërisht ta mbrojë atë, tha ish-presidenti ekuadorian, Rafael Correa. “Unë besoj se ata do e dorëzojnë Assange te qeveria amerikane,” tha Correa, i cili ishte në krye të Ekuadorit në kohën kur…
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Yiannos Papantoniou dhe gruaja e tij, Stavroula Kourakou, u arrestuan mesnatën e mbrëmshme. Më herët ish-ministri i kishte mohuar akuzat për pastrim parash, gjatë marrjes në pyetje para një gjyqtari dhe prokurori që po merren me hetimin e çështjes. Ish-ministri socialist është marrë në pyetje që…
Moti i keq ka përfshirë prej disa ditësh Italinë duke bërë që disa shkolla të mbyllen për arsye sigurie. RaiNews shkruan se në rajonet qendrore të Italisë është shfaqur dëbora e parë për këtë vit dhe se ka patur erëra të forta në Milano, stuhi dhe breshër gjatë natës në…
Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka bërë të dije se Shtetet e Bashkuara do të anulojnë vizat për operativët sauditë të cilët po akuzohen për përfshirje në vrasjen e kolumnistit Jamal Khashoggi. Komentet e Pompeo erdhën pas takimit me zyrtarë saudit dhe turq por ai nuk bëri të ditur…
Komisioni Evropian ka hedhur poshtë propozim buxhetin e Italisë për vitin e ardhshëm, duke pohuar se deficiti dhe shpenzimet e saj nuk do të mbajnë borxhin italian në nivelin aktual. Në këtë mënyrë për herë të parë në histori ndodhë që një organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian të refuzojë buxhetin…
Komiteti i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka vendosur se ndalesa e burkës në Francë është shkelje e të drejtave të njeriut dhe të ndaj lirisë fetare. Komiteti ka dhënë vendimin e tij në lidhje me aplikimin e bërë në vitin 2016 nga dy gra muslimane…
Stacioni i metrosë së Romës është mbyllur pasi nga raportimet e para në mediat italiane, ka pasur incidente që kanë përfshirë tifozët e CSKA Moskës në një shkallë lëvizëse. Pesë tifozë rusë të CSKA-së së Moskës, teksa ishin në kryeqytetin italian, për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Romës të…
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vrasja e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, që ndodhi në Konsullatën Saudite në Stamboll, ishte e planifikuar, si dhe theksoi se kërkesa e tij është që 18 personat e lidhur me vrasjen të gjykohen në Stamboll. Presidenti turk, i cili…
Ankaraja i është kundërvënë sërish Athinës, pas deklaratave të ish-ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, i cili ndërsa dorëzonte mandatin tha se Greqia do të zgjerojë vijën e saj bregdetare nga 6 në 12 milje, duke filluar nga ishulli Otonos e deri në Kythira, e në vazhdim deri në përcaktimin e…