Një person i armatosur mbeti i vrarë dhe tre policë jordanezë u plagosën pas të shtënave pranë ambasadës së fortifikuar izraelite në kryeqytetin Amman në orët e para të së dielës, thanë një burim sigurie dhe media shtetërore. Policia qëlloi një person të armatosur që kishte qëlluar mbi një patrullë…
Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Barcelonës në mbrëmjen e së shtunës me kërkesën për çmime të përballueshme të banimit. Policia ka thënë se rreth 22.000 njerëz kanë marrë pjesë në protesta, ndërsa organizatorët kanë thënë se kanë qenë 170.000 pjesëmarrës. Protestuesit kanë kërkuar që çmimet e qirave…
Të paktën 20 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në kryeqytetin libanez Bejrut, ndërsa diplomatët përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim. Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 66 persona u plagosën në sulmet, sulmet e katërta të tilla në qendër të Bejrutit në më pak se një javë. Sulmet…
Zyra e Koordinimit të Çështjeve Humanitare e OKB-së (OCHA) ka bërë të ditur se viti 2024 tashmë është bërë “viti më vdekjeprurës” i punonjësve të ndihmës humanitare, me vdekjen e 281 punonjësve të ndihmës deri më tani në mbarë botën, transmeton Anadolu. “Ne tashmë kemi kaluar me një person rekordin…
Një stuhi e madhe shkaktoi reshje dëbore dhe shiu në Kaliforni, duke çuar në rrëshqitje dheu dhe përmbytje në disa akse rrugore, ndërsa në anën tjetër të vendit të shtunën u dhanë paralajmërime për stuhi në zonat të tjera të Shteteve të Bashkuara. Një tjetër stuhi pritet të mbërrijë gjatë…
Fermerët polakë bllokuan kalimin kufitar me Ukrainën në zonën Medyka në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Bashkimit Evropian dhe bllokut tregtar “Mercosur”, për të cilën thonë se do të dëmtojë konkurrencën e tyre, njoftoi agjencia polake e lajmeve PAP. Fermerët po protestojnë gjithashtu pasi qeveria nuk ka përmbushur kërkesën e…
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata që kanë pasur pak mundësi të fitojnë azilin, janë ndihmuar financiarisht që të largohen vullnetarisht nga Gjermania këtë vit. Deri në tetor, 8.263 njerëz janë larguar nga Gjermania dhe janë ndihmuar financiarisht përmes një programi federal. Qeveria…
Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin Kursk të Rusisë, kontrollin e të cilit e pati fituar përmes një inkursioni të befasishëm në gusht, ka thënë një burim brenda ushtrisë ukrainase. Sipas këtij burimi, Rusia i ka angazhuar rreth 59.000 trupa ushtarake në rajonin e Kurskut…
Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë që këto dy shtete të anëtarësohen vitin tjetër. Ky vendim u bë publik më 22 nëntor nga Presidenca hungareze e Këshillit të Bashkimit Evropian, që organizoi një takim…
Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të bëhet i dërguar i posaçëm për konfliktin e nisur nga Rusia në Ukrainë, sipas disa burimeve të afërta me të, raporton agjencia e lajmeve, Reuters. Grenell, i cili ka shërbyer…