Ligjvënësit ukrainas kanë votuar për emërimin e Rustem Umerovit në postin e ministrit të Mbrojtjes. Ai vjen në këtë post pas disa ndryshimeve të bëra në këtë ministri, pas shqetësimeve për korrupsion gjatë blerjeve të pajisjeve ushtarake. Në Parlamentin ukrainas, 338 ligjvënës votuar për emërimin e Umerovit. Umerov merr drejtimin…
Qyteti i dytë më i madh i Britanisë e shpalli veten të falimentuar të martën, duke mbyllur të gjitha shpenzimet jo thelbësore. Këshilli i Qytetit të Birminghamit, i cili ofron shërbime për më shumë se një milion njerëz, paraqiti një njoftim të Seksionit 114 të martën, duke ndaluar të gjitha…
Ferid Murad, mjek e farmakolog shqiptaro amerikan, vdiq më 4 shtator në shtëpinë e tij Menlo Park. Zoti Ferid Murad lindi në Whiting të Indianas, në vitin 1936. I ati ishte John (Xhabir) Murad nga Gostivari. Ai studioi në në Universitetin DePauw në Greencastle të Indianas, ku u diplomua…
Ish-drejtuesi i grupit të krahut të djathtë, Proud Boys, është dënuar me 22 vjet burgim për rolin e tij në sulmin e 6 janarit të vitit 2021 ndaj Kapitolit. Mbështetësit e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, atë ditë kishin tentuar të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Enrique Tarrio u dënua për…
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog të martën i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe rivalëve të tij politikë që të gjejnë kompromisin për t’i dhënë fund krizës së krijuar për shkak të reformës në sistemin e drejtësisë, në prag të një seance të rëndësishme dëgjimore në gjykatë. Zoti Herzog deklaroi…
Një ciklon goditi Brazilin jugor, duke vrarë 21 persona, njoftoi të martën guvernatori i shtetit të Rio Grande do Sul, duke shtuar se ky është bilani më tragjik nga një fenomen klimatik. “Fatkeqësisht, u informova se 15 trupa u gjetën në komunitetin Musum, gjë që e çon numrin e të…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar. Nuk ka pasur njoftim zyrtar për vizitën e 6 shtatorit të Blinkenit, që fillimisht është raportuar nga mediat ukrainase, ndërkaq një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka refuzuar që të komentojë…
Grupi mercenar rus Wagner, është vendosur të cilësohet si një grup terrorist nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar – që do të thotë se do të jetë e paligjshme të jesh anëtar ose të mbështesësh organizatën. Një projekt-urdhër që do të hidhet në Parlament do të lejojë që pasuritë e…
Negociatat për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive, tha të martën një zyrtar amerikan dhe paralajmëroi udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë. Furnizimi me…
Ministri francez i arsimit ka thënë se rreth 300 nxënës arritën në shkollë të hënën të veshur me abaja, rrobën e gjatë myslimane e cila u ndalua në shkolla javën e kaluar. Shumica e vajzave pranuan të ndërronin rroba të tjera, raporton BBC Sipas shifrave zyrtare, 298 vajza – kryesisht…