Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka zbuluar një plan që do ta bënte më të vështirë për migrantët të kërkojnë azil pasi të hiqen kontrollet kufitare Covid në maj. Do të kërkonte që azilkërkuesit e rritur të përdorin një aplikacion për të rezervuar një takim me zyrtarët amerikanë ose…
Kryeministrja e djathtë e Italisë Meloni ishte aleatja e fundit perëndimore që u takua me Zelenskin për të diskutuar për ndihmat ushtarake. Pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Meloni tha se furnizimi i Ukrainës me avionë luftarakë nga Italia “nuk kishte qenë temë e bisedimeve”, përcjell DW. Megjithatë kryeministrja italiane…
Dhoma e Ulët e Parlamentit rus, e njohur si Duma e Shtetit, votoi të mërkurën për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin për Reduktimin e Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara. Votimi u bë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi një ditë më herët se Rusia do ta pezullojë…
Dhoma e Ulët e Parlamentit bjellorus, Dhoma e Përfaqësuesve, miratoi më 21 shkurt në lexim të dytë një projektligji që parashikon dënimin me vdekje për tradhti të lartë për nëpunësit civilë dhe anëtarët ushtarakë. Projektligji duhet të miratohet edhe nga Dhoma e Lartë, Këshilli i Republikës, përpara se sundimtari autoritar,…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua në Poloni me homologen e tij moldave, Maia Sandu, në kohën kur janë rritur shqetësimet se Moldavia mund të jetë shënjestra e radhës e Rusisë pas Ukrainës. Shtëpia e Bardhë tha pas këtij takimi se Biden “riafrimoi mbështetjen e fuqishme për…
Presidenti kinez Xi Jinping do udhëtojë në Moskë për një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin në muajt e ardhshëm, pohoi të martën Wall Street Journal. Raportet e udhëtimit vijnë pasi Pekini duket të marrë një rol udhëheqës në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Vizita do bëhet diku…
Zyrtari i lartë kinez Wang Yi mbërriti në Moskë të martën, raportoi media shtetërore ruse, në vizitën e parë në Rusi nga një zyrtar kinez në atë rol që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini gati një vit më parë, sipas CNN. Wang, i cili u…
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të vazhdojë me planet e tij për reformën në pensione, pavarësisht protestave masive që kanë zgjatur me javë të tëra në Francë. “Njerëzit thellë-thellë e dinë se duhet të punojmë pak më gjatë, përndryshe nuk do të jemi në gjendje t’i financojmë pensionet tona siç…
50 mijë njerëz janë mbledhur dje në Mynih në një demostratë kundër luftës. Videoja e mëposhtme tregon tubimin e tyre, i cili vjen në prag të përvjetorit që Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë. …
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve, sipas REL. “Në këtë aspekt, jam i detyruar të njoftoj se Rusia është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët…