Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka reaguar pas kërkesës së bashkisë së Tiranës për hetim ndaj kreut të këtij institucioni, Armand Dukës. Në deklaratën për mediet, FSHF shkruan se akuzat e formuluara nga bashkia e Tiranës janë delirante dhe se përbëjnë një kërcënim të hapur një ditë përpara procesit zgjedhor.…
