Templates by BIGtheme NET

sport

Bruno Telushi në sallë operacioni, kryen ndërhyrjen në gju

Futbollisti i Partizanit Bruno Telushi, i është nënshtruar një operacioni pas dëmtimit të miniskut të gjurit. Lajmin e ka konfirmuar klubi sportiv që bën me dije se ndërhyrja kirurgjikale është kryer një ditë më parë. Operacioni mësohet se ka përfunduar me sukses dhe Telushi pritet të kthehet në fushë shumë shpejt. “Para pak minutash ka përfunduar ndërhyrja kirugjikale në gju ...

Lexo me teper »

Sulmi me thikë ndaj trajnerit Gjoka, plotësohet kërkesa e shkodranëve

Shtyhet ndeshja midis Luftëtarit dhe Vllaznisë. Ishte programuar të luhej ditën e shtunë, në orën 14:00, por ndeshja do të zhvillohet 24 orë më vonë. Ngjarja e shëmtuar me trajnerin Gjoka ka detyruar klubin shkodran të kërkojë shtyrjen. Federata dhe Luftëtari kanë pranuar pa hezitim dhe përballja mes bluzinjve dhe shkodranëve do të luhet ditën e diele, ora 14:00, shkruan ...

Lexo me teper »

Skënderbeut s’i ndahen problemet, ‘dhimbje koke’ për trajnerin Daja

Skënderbeu po përgatitët për ndeshjen me Partizanin dhe situata nuk është fort e mirë. Pavarësisht se fituan në ndeshjen e fundit me Kamzën dhe diferenca me Flamurtarin e vendit të dytë është 11 pikë, sfida e radhës është si një finale. E sigurt është mungesa e Bajram Jashanicës së dëmtua, ndërkohë që ka edhe disa futbollistë me probleme shëndetësore. Viroza ...

Lexo me teper »

Nga Olsi Rama te Gaz Demi, ‘Ultras Guerrils’ nuk kursejnë askënd

‘Ultras Guerrils’ nuk ishin në stadium as në ndeshjen me Kukësin dhe për të njëjtën arsye: policia kërkon që hyrja në stadium të bëhet me karta identiteti. Ultrasit e kuq nuk e pranojnë këtë dhe ka pasur bisedime mes tyre, klubit dhe policisë dhe u duk se ishte gjetur një marrëveshje, por kjo rezultoi një mashtrim, shkruan sportal. Guerrils kanë ...

Lexo me teper »

Hetimet ndaj Skënderbeut për trukim ndeshjesh, klubi korçar sqaron deklaratat e avokatit

Lajmeve se Skënderbeu ka pranuar trukimin në ndeshjet Europiane ka marrë reagimin e klubit korçar, që ka sqaruar se fjalët e avokatit të tyre janë nxjerrë nga konteksti. Ata theksojnë se çdo përgjigje do ta japin në rrugë gjyqësore. REAGIMI I SKËNDERBEUT “Përmes kësaj komunikate për shtyp, KF Skënderbeu sqaron opinionin publik sa i përket deklarimeve të bëra nga Avokati ...

Lexo me teper »

Kush po i dominon Lojërat Olimpike Dimrërore

Norvegjia po i dominon Lojërat Olimpike Dimërore kur nga fundi i tyre kanë mbetur edhe 5 ditë. Pas një fillimi të vrullshëm në këto lojëra, Gjermania e ka ndalur disi hapin duke ia lënë kryesimin Norvegjisë për sa i përket medaljeve. Këta të fundit po dominojnë shumë nga garat që po zhvillohen në këto lojëra. Në Lojërat Olimpike Dimërore marrin ...

Lexo me teper »

Supersfida ndaj Kukësit, edhe Partizani një ‘mal’ me mungesa

Partizani ka mundësinë që të kapë vendin e tretë në klasifikim sot, por për këtë duhet të mundë Kukësin kampion në fuqi. Problem është fakti që të kuqtë kanë disa mungesa të rëndësishme për këtë takim dhe stafi teknik është dashur të punojë për të gjetur zgjidhjet, shkruan sportal. Kalari, Telushi, Çani e Fejzullahi janë të dëmtuar, kurse Progni ka ...

Lexo me teper »

Trajneri i Skënderbeut kërkon aministi nga UEFA për korçarët

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, i ftuar në emisionin Fair Play, foli për dënimin e mundshëm të korçarëve nga kompecionet europiane. Daja tha se një pjesë e raportit përkon me periudhën tranzitore të fubollit dhe se UEFA mund ta aministone Skënderbeun. “Një pjesë e raportit ka të bëjë me periudhën tranzitore të futbollit në Shqipëri. Në shumë vende të botës ...

Lexo me teper »

Real Madrid rikthehet tek suksesi, ‘galaktikët’ shpërthejnë ndaj Betisit

Real Madrid ka arritur ta fitojë ndeshjen e së dielës në mbrëmje. Pas disa rezultatesh aspak pozitive madrilenët kanë mundur të fitojnë në fushën e Betisit duke e kapërcyer disi krizën. Duket se si kthesë për këtë sukses ka shërbyer fitorja në mesjavë në Ligën e Kampioneve ndaj PSG-së në mesjavë. Tashmë ekipi i Zidan ka forcuar pozitat në vendin ...

Lexo me teper »

Supersfida ndaj Partizanit, ‘dhimbje koke’ për trajnerin e Kukësit

Kukësi ka një ndeshje shumë të rëndësishme nesër me Partizanin në transfertë. Prej orës 18:00 kampionët në fuqi sfidojnë të kuqtë në “Selman Stërmasi”, shkruan sportal. Për këtë takim trajneri Peter Pakult ka disa mungesa mjaft të rëndësishme, dy prej tyre në repartin e mbrojtjes. Albi Alla dhe Ylli Shameti janë të dëmtuar dhe nuk janë grumbulluar për këtë takim. ...

Lexo me teper »