Të krijohet ideja sikur pas kërcimit të Theresa May, tani edhe liderët e tjerë në botë janë duke treguar sesa ata dinë të vallëzojnë.
Së fundmi presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau janë shfaqur duke kërcyer në një darkë në Armeni.
Videoja tregon dy udhëheqësit që kënaqen me mysafirët në një event në Jerevan, ndërsa kërcejnë me meloditë e muzikës tradicionale armene. Macron dhe Trudeau shfaqen duke kërcyer edhe valle tradicionale.