Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në familjet e viktimave nga ngjarja në Mat ku mbetën të vrarë tre punonjës të Bashkisë.
Basha ngushëlloi familjarët e 3 viktimave ku shprehu keqardhjen.
“Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë Shqiptarët, tregon kapitullimin e shtetit përballë krimit. Modeli nga cili frymëzohen këto nggjarje ku 5 viktima kanë humbur jetën në vetëm 24 orë është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve”- u shpreh Basha.
Basha i ka bërë thirrje Ramës të shkyçë gojën që e përdor vend e pa vend me fjalor harbut dhe të ngushëllojë tre familjet dhe në veçanti familjarët dhe tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë.