Vendosni fjalën kyçe....

Basha viziton familjarët e 3 viktimave në Mat: Ngjarja tregon kapitullimin total të shtetit (Video)

 

 

Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në familjet e viktimave nga ngjarja në Mat ku mbetën të vrarë tre punonjës të Bashkisë.

Basha ngushëlloi familjarët e 3 viktimave ku shprehu keqardhjen.

“Ngjarja e djeshme ka tronditur jo vetëm Burrelin por gjithë Shqiptarët, tregon kapitullimin e shtetit përballë krimit. Modeli nga  cili frymëzohen këto nggjarje ku 5 viktima kanë humbur jetën në vetëm 24 orë është ai që duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeverisje e përkushtuar e cila kujdeset për sigurinë e qytetarëve”- u shpreh Basha.

Basha i ka bërë thirrje Ramës të shkyçë gojën që e përdor vend e pa vend me fjalor harbut dhe të ngushëllojë tre familjet dhe në veçanti familjarët dhe tu ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *