Presidenti i vendit Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për lojërat e fatit. Kreu i shtetit dekretoi ndryshimin e ligjit pas vendimit të marrë nga qeveria Rama. Ligji i propozuar nga qeveria Rama kërkon mbylljen e lojërave të fatit që nga data 1 Janar 2019.
“Institucioni i Presidentit të Republikës, ka vlerësuar se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar nga qeveria dhe Kuvendi, përkundrejt dramave sociale dhe konflikteve në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojrat e fatit.”, thuhet në vendimit e Presidentit.
Njoftimi i plotë:
DEKRET PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
Dekretoj
Shpalljen e ligjit nr. 75/2018 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.