Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon sot Konvetën Kombëtare. Në çelje të punimeve zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama foli për misionin e partisë që përfaqëson.
Rama theksoi se LSI anjëherë nuk ka bërë bërë pazar me interesat e vendit, është caktuar si faktor i rëndësishëm uniteti kombëtar dhe shqiptarë.
“LSI asnjëherë nuk ka qenë pjesë e klaneve që kanë punuar për interesa të ndryshme. Po, ishim me studentët dhe ishim me studentët se jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi. Ata që ndjehen keq që LSI është forca e lirisë, le të shohin si projektohet fundi i agonisë së tyre. Ndaj edhe jemi në këtë Konventë, pasi kemi mbyllur një vit , ku shqiptarët e dinë mirë, se cila është ajo që duhet luftuar dhe mbështetur.